Ditën e sotme qyteti i Mitrovicës ka humbur një ndër aktorët më të mëdhenj të këtij qyteti dhe jo vetëm.
Pasi, ka ndërruar jetë aktori i madh kosovar, një personazh shumë i dashur për publikun, Blerim Peci.
Ndërsa, thuhet se aktori i ndjerë kishte pasur probleme shëndetësore, ndërsa për ”Indeksonline” familjarët e Blerimit kanë treguar se ai ishte i sëmurë nga mëlçia.
Përndryshe, aktori kosovar ishte prej komikëve më të pëlqyer nga publiku, një ndër emisionet e tij më të fuqishme ka qenë edhe ‘Show Meselation’, dhe së fundmi ishte pjesë e “Vikendit” që transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.