Nëse keni vendosur të ndërprisni gjidhënien duhet të dini se mënyrat më të mira për të ndërprerë qumështin e gjirit janë ato natyrale. E kundërta ndodh nëse mjeku ju këshillon të merrni medikamentin specifik.
Si të ndërpresim qumështin e gjirit në mënyrë natyrale?
-Gjethet e lakrës. Merrni dy gjethe të mëdha dhe i lani. Pasi janë tharë i vendosni në secilin gji dhe i mbani disa orë. –E lani më pas gjoksin dhe e përsërisni sërish nëse nevojitet.
-E përdorni për disa javë. Ndodh ngadalë por qumështi do të prodhohet në sasi më të vogël.
-Rigoni i freskët. E shtypni dërisa të bëhet në formë paste dhe e aplikoni në gjoks. E lini disa orë dhe e lani gjoksin me sapun.
-Gjethet e mullagës (lule). I shtypni derisa të bëhen si pastë dhe lyeni gjinjtë, i lani me sapun.
-Zieni 1 lugë me sherebelë të thatë në 1 gotë ujë dhe e pini. E përsërisni nëse nevojitet.
-E shtrydhni për ta liruar në këtë mënyrë: 3 shtrydhje në ditë për 3 ditë; 2 shtrydhje në ditë për 3 ditë; 1 shtrydhje në ditë për 3 ditë. Mos përdorni pompë.
-Përdorni akull ose copa të ftohta për të lehtësuar dhimbjen dhe nëse duhet edhe një medikament (ibubrofen).
Nëse ndiheni keq flisni me mjekun.