Duke përshëndetur lajmin për të qenë shtatzënë, i cili është një prej momenteve më të gëzuara të jetës.
Kjo sjell shumë gëzim, por gjithashtu edhe përgjegjësi të mëdha që do t’i mbani gjatë gjithë jetës.
Prandaj, duhet të jeni 100 për qind e sigurt para se të filloni këtë rrugëtim të vështirë por të ëmbël të quajtur amësi.
Sot, një grua ka përparësi të shumta, mund të keni vendosur për një karrierë dhe një partner të përkushtuar para se të mendoni të bëheni nënë, transmeton Gazeta Shneta.
Por, mosha ideale sipas Kolegjit Mbretëror të Gjinekologëve dhe Obstetrëve, është 20 deri në 35 vjeç.
Nëse tentoni për shtatzëni mbi moshën 35 vjeçare atëherë mund të keni probleme të natyrës së abortit, lindjes së parakohshme e të ngjashme.
Pjelloria e vezëve fillon të bie në moshën 30 vjeçare, duke bërë më të vështirë konceptimin në këtë kohë.
Prandaj si mesi i artë, shihet të jetë në mes të viteve 20 apo në fillim të moshës 30 vjeçare./Gazeta Shneta/