Para se të bëhesh nënë, për herë të parë, nëpër trupin tuaj kalojnë shumë mendime, të cilat për një moment ju bëjnë njeriun më të lumtur në botë, e më pas në një moment tjetër ju bëjnë të dyshoni nëse kjo vërtetë do të ketë sukses.
Brenga dhe ndjenja e përgjegjësisë më të madhe në jetë, shfaqen në kohën e shtatzënisë kur përgatitesh për ardhjen e një anëtari të ri dhe shpreson që je përkujdesur për të gjitha e madje edhe për detajin më të vogël.
Nënat e ardhshme sipas zakonit fillojnë të përgatiten duke blerë rroba të vogla, shtojca të ndryshme, vazhdojnë me përgatitjen e dhomës për foshnjën dhe blerjen e karrocës për fëmijë.
Masha, shtatzëna 27-vjeçe, ka filluar atë drejtim: “Me partnerin tash e disa muaj kam dashur të krijoj familje dhe kur më në fund ia arrita, plus kur e kam parë testin e shtatzënisë, kam qenë tepër e lumtur. Blerjen e parë e kam bërë të nesërmen, e meqenëse kam qenë në javën e 6-të të shtatzënisë dhe nga ekzaminimi më ndante një muaj. Ditët kanë kaluar sikur një e hënë e gjatë, dhe kështu e kam argëtuar veten duke kërkuar një karrocë të bukur për fëmijë, tavolinë palosëse etj. E dija që ishte herët, por nuk kam mundur të rezistoj”.
Masha sigurisht që nuk është shtatzëna e vetme që kaq herët ka filluar gjahun në “pasurinë e fëmijës”, dhe kështu shpejt e kuptoi që prioritetet e saj kanë qenë të radhitura gabimisht.
“Kur e kam parë se të gjitha ato që i kam blerë me shtojcat e tjera kanë kushtuar afërsisht 18 mijë kuna (2,400 euro), në fillim nuk u kam besuar syve të mi! Në anën tjetër e gjithë kjo më është dukur e pranueshme, pasi ka qenë për foshnjën time, që dëshiroj t’i ofroj më të mirën. Pastaj në javën e 12-të të shtatzënisë gjithçka u përmbys”.
“Rezultati i matjes së translucencës nuhale ka treguar për mundësitë që foshnja ime të lind me një nga çrregullimet më të shpeshta kromosomale, në atë moment moment karroca e fëmijëve, dhoma e foshnjës dhe të gjitha gjësendet e blera kanë humbur vlerën e tyre. E gjitha çfarë doja ishte që foshnja ime të lind shëndoshë. Atëherë për herë të parë jam takuar me testin prenatal NIFTY, të cilin ma ka rekomanduar gjinekologia ime, më ka shpjeguar që testin e paguan vetë pacienti dhe se versioni më i kompletuar i testit kushton 4,400 kuna (rreth 650 euro)”.
“4,400 kuna, mendova me veten. Është gjysma e çmimit të karrocës që dua ta blejë. Karrocën të cilën do ta përdorim disa muaj dhe që dyfish kushton sesa testi, i cili me besueshmëri të lartë dhe pa ndonjë rrezik do të tregojë nëse foshnja ime do të lind e shëndoshë dhe a do të mbetet gjenetikisht e shëndoshë tërë jetën”.
“E dini edhe vetë si është kjo, je i shëndoshë dhe dëshiron gjithçka në botë, ndërsa nëse je i sëmurë dëshiron të vetmen gjë – shëndetin. Kam dashur të jem plotësisht e sigurtë, të di nëse foshnja ime do të jetë e shëndoshë apo jo, si do të përgatitesha psiqikisht dhe fizikisht në rast të ndonjë sëmundje, të kërkoj terapinë më të mirë të mundshme që sot e ofron mjekësia”.
Masha e ka bërë testin NIFTY dhe rezultatet e testit prenatal i ka marrë për shtatë ditë. Testi bëhet duke marrë gjakun e shtatzënës, me besueshmëri më shumë se 99% dhe tregon rrezikun për foshnjën në bark nëse do të lind me ndonjë sëmundje më të shpeshtë gjenetike.
“Falënderoj Zotin, rezultatet e testit kanë qenë të shkëlqyeshme dhe kështu e qetë e kam kaluar pjesën tjetër të shtatzënisë. Kur kthehem pas në kohë, nuk mund ta besojë se në javët e para të shtatzënisë kam menduar për të gjitha ato gjëra për foshnjën, në ndërkohë që shëndeti nënkuptohet, dhe nuk kam menduar aspak për testet prenatale”.
“E di që ka qenë shtatzënia ime e parë dhe për shumë gjëra nuk kam menduar dhe nuk kam qenë e vetëdijshme, e prandaj nuk i kam pasur mirë të radhitura prioritetet. Tani secilit person i rekomandoj ta bëjë testin NIFTY dhe para se gjithash të kujdesen për shëndetin e foshnjës së tyre”.
“Për informata për shëndetin e foshnjës, prindërit duhet të jenë të gatshëm të paguajnë 4,400 kuna, dhe shumë po dëgjoj që kjo prindërve të ardhshëm po u duket shumë. Kur mendoj për vete – 18 mijë kuna i kam shpenzuar në gjësendet e ndryshme për foshnjën, para se ta bëja NIFTY-n. Tani kam zgjedhur karrocën e përshtatshme për foshnjën, duke e vendosur në rend të parë shëndetin e foshnjës sime”.
Për më shumë për testin NIFTY mund të lexoni duke Klikuar KËTU.