Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mësoni arsyjen se pse forcohet barku gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 19/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lexoni më tej për të ditur se në cilin trimestër barku qëndron më i forcuar dhe si duhet kaluar këtë gjendje.

Barku në shtatzëni forcohet shpesh, pra është një gjendje që mund ta hasë cdo nënë gjatë 9 muajve. Sipas mjekëve nuk është situate e rrezikshme, megjithatë ka disa raste kur nevojitet të kontrolloheni nga mjeku shkruan botaegruas , transmeton GazetaShneta.

Sipas gjinekologut Davide Dealberti, përse ndodh forcimi i barkut te shtatzani?

Barku në shtatzani mund të forcohet por me disa ndryshime në secilin trimestër.

Barku i fortë në trimestrin e pare: vihet re më tepër në ditët e fundit të tij. Ky forcim në këtë periudhë shkaktohet nga implantimi i embrionit në uterus. Forcimi i barkut në këtë rast shoqërohet edhe me dhimbje të lehta.

Barku i fortë në trimestrin e dytë dhe të tretë: Kjo gjendje është tepër e shpeshtë në këtë periudhë. Është e rëndësishme të kuptoni nëse bëhet fjalë për forcmin fiziologjik apo kontraktimet e lindjes. Këto të fundit janë të shpeshta, ritmike dhe të dhimbshme. Zgjasin deri në 12 orë nëse jeni në shtatzëninë e parë.

Kur duhet të shqetësoheni në lidhje me forcimin e barkut?

Ndjesia e forcimit të barkut në fund të ditës është normale. Mund të pushoni duke u shtrirë për një orë.

Nëse forcimi shfaqet që në fillim të ditës apo vazhdon duhet të flisni me mjekun. Sidomos nëse gjendja shoqërohet edhe nga sekrecionet me ngjyrë të errët. Kjo gjendje mund t’i paraprijë lindjes prematurë duke qënë se mund të jetë shenjë e fillimit të hapjes së cerviksit.

Në këtë rast vetëm mjeku mund të përcaktojë nëse gjendja është normale. Gjithashtu ndjesia e forcimit dhe fryrjes mund të shkaktohet edhe nga konstipacioni apo cistiti.

Si të veprojmë kur forcohet barku?

Zgjidhja e parë është shtrirja në shtrat për rreth një orë. Nga ana tjetër zakonisht mjeku mund të përshkruajë edhe magnez. Ky i fundit ka efekt qetësues tek uterusi dhe me rekomandimin e mjekut mund të përdoret gjatë gjithë shtatzënisë.

Evitoni masazhet në zonën ku ndodh forcimi pasi edhe uterusi është një muskul që reagon ndaj stimujve të caktuar./botaegruas

Artikulli paraprakNivelet e autizmit: Gjithçka që duhet të dini
Artikulli i rradhës Pse nuk duhet shqetësuar rreth aftësive të fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.