Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metoda më e mirë për të rritur prodhimin e qumështit, për nënat gjidhënëse

Femina 13/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sasia e qumështit të gjirit varet nga shumë faktorë. Një nga faktorët më të rëndësishëm është kontakti i bebes me nënën dhe gjirin që liron hormonin oksitocin, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të patur një laktacion të suksesshëm.

Të ushqyerit të bebes me gji nuk bëhet në interval të rregullta. Nëse jepni më shpesh gji, kjo ndihmon në rritjen e e sasisë së qumështit tek nëna. Me kalimin e kohës, periudhat në të cilat fëmija dëshiron të pijë dhe të flerë, do të bëhen më të rregullta.

– Në gjashtë muajt e pare nuk është e nevojshme që ti jepni ujë për të plotësuar qumështin e nënës. Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me ushqimin e bebes, konsultohuni me mjekun tuaj pediatër.

– Meqenëse ardhja e qumështit tek gjiri i nënës rritet gjatë natës, ushqeheni fëmijën tuaj edhe në mbrëmje.

– Që të rritet sasia e qumështit, duhet të bëni kujdes edhe me ushqimin tuaj. Prandaj, konsumoni 2-3 litra lëngje çdo ditë, dhe ushqim të shëndetshëm të pasur me vitamina dhe minerale.

– Për tu ushqyer mjaftueshëm, fëmija juaj në mënyrë aktive duhet të ushqehet me gji për 15-20 minuta. Gjatë kësaj periudhe, gjiri nga i cili ushqehet fëmija zbrazet, dhe lihet hapësirë e mjaftueshme për ripërtëritjen e sasisë së qumështit në gji.

– Nëse fëmija juaj thith nga të dy gjinjtë, herën e hardhshme fëmijën ushqeheni me gjirin nga i cili është ushqyer herën e fundit. Nëse nuk thith nga të dy gjinjtë, atëherë ushqeheni me gjirin të cilin ndjeni se ka më shumë qumësht.

– Sa më shumë të ushqehet me gji fëmija juaj, aq më shumë qumësht do të keni ju.

– Problemet me gjirin: nëse edhe pasi e keni ushqyer të beben tuaj me gji, akoma ndjeni se gjinjtë tuaj janë plot me qumësht, të fortë, të skuqur ose ndjeni nxehtësi, duhet ta zbrazni qumështin nga gjinjtë tuaj.

Për ta lehtësuar këtë procedurë, rekomandojmë trajtime të ngrohta dhe masazhe. Më pas ju mund t’i zbrazni gjinjtë tuaj me anë të një pompe e cila përdoret posaqërisht për këtë qëllim.

– Madhësia e gjinjëve /thithave tuaja, nuk ndikon në ushqimin e fëmijës tuaj. E rëndësishme është që fëmija juaj të ushqehet sipas teknikave të përshtatshme të të ushqyerit me gji. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakVdiq 24 vjeç, ja çfarë këshilla të rëndësishme për jetën la për njerëzit ky njeri
Artikulli i rradhës Mësojeni si thonë bebet ”të dua”

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.