Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mijëra protestues kundërshtojnë ligjin e rreptë të abortit në Poloni

Femina 16/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Chalkboard - Abortion
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mijëra njerëz kanë protestuar dje në Poloni kundër ligjit kufizues mbi abortin. Protestat erdhën si pasojë e vdekjes së një gruaje që ishte shtatzënë në muajin e pestë në kohën kur vdiq nga sepsis.

“Ndaloni vrasjet e grave” ishte një nga brohoritjet e të mërkurës teksa mijëra njerëz marshuan nëpër Varshavë drejt selisë së Ministrisë së Shëndetësisë.

Ligjet e Polonisë për abortin, ndër më të rreptat në Evropë, kanë provokuar protesta masive në vitet e fundit dhe vdekja e 33-vjeçares Dorota Lalik në maj ka ngjallur ndjenjën antiqeveritare në mesin e shumë polakëve liberalë përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në tetor.

Në vitin 2021, qeveria nacionaliste e kryeministrit Mateusz Morawiecki vuri në fuqi një vendim të gjykatës kushtetuese që ndalonte ndërprerjen e shtatzënive me defekte fetale.

Aktivistët e të drejtave të abortit kanë thënë se ka pasur të paktën pesë raste të grave shtatzëna që kanë vdekur, familjet e të cilave janë deklaruar në media, duke fajësuar kufizimet e abortit për vdekjen e tyre.

Sipas ligjit aktual, gratë kanë të drejtë të abortojnë vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit ose nëse ka një kërcënim për jetën ose shëndetin e tyre. Autoritetet qeveritare kanë theksuar këtë javë se ligji nuk ishte shkaku i vdekjes së gruas. Ata theksuan se gratë kanë të drejtë për abort të ligjshëm në raste të tilla dhe se spitali ka shkelur të drejtën e saj për abort të ligjshëm./QIKA

Artikulli paraprakUniversiteti i Prishtinës ofron mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara
Artikulli i rradhës 4 probleme shëndetësore që mund të shfaqen gjatë lindjes së parakohshme

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.