Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, David Clark, ka dhënë dorëheqje pasi që, sipas tij ka dështuar në menaxhimin e situatës me koronavirus.
Clark e quajti veten idiot, që nuk i përmbushi obligimet e tij si ministër.
“Unë kam shkelur masat e karantinës, dhe jam idiot për këtë. Nuk kam përmbushur obligimet e mija të punës. Fajin për dështim e ka edhe Ashley Bloomfield për lëshimet që ka bërë në kufi. E di që qytetarët janë të zemëruar dhe për këtë jap dorëheqje. Jam munduar të jap tërë energjinë time, por kam dështuar”, ka thënë Clark.
Dorëheqja e Clark u pranu nga Kryeministrja Jacinda Ardern. “Ishte thëlbësore që menaxhimi ynë shëndetësor të ketë besimin e publikut. Chris Hipkins do të jetë ministër i ri i Shëndetësisë. Kaq mund të them tani” ka deklaruar kryeministrja Ardern. /Sinjali/