Temperaturat e larta ka ditë që po mbizotrojnë në vendin tonë. Minstria e Shëndetësisë ka bërë apel për qytetarët se si të mbrohen qytetarët nga këto temperatura.
Përmes një njoftimi në facebook, Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar disa këshilla se si të mbrohemi nga i nxehti. Sipas njoftimit ekspozimi në diell mund të shkaktojë dehidrim të organizmit organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve), shkruan Gazeta Shneta.
Sipas MSh-së , masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë:
- Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.
Kujdesi gjatë temperaturave të larta:
-
Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;
-
Vishni veshje të lehta dhe të gjera;
-
Bëni dush të freskët;
-
Pini shumë ujë;
-
Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;
-
Mbani shtëpinë tuaj të freskët:
-
Hapni dritaret natën;
-
Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.
-
Qëndroni në hije.
-
Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturava të larta;
-
Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara.
Nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor. /Gazeta Shneta/




