Oda e Mjëkve të Kosovës sot është duke mbajtur Kuvendin e parë pas zgjedhjes së strukturave të dala nga zgjedhjet e 1 dhjetorit.
Për funksionalizimin e Odës, mjekët i ka përgëzuar edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, transmeton Gazeta Shneta.
Ismaili ka bërë të ditur se pasi OMK t’i zgjedh strukturat e saj dhe të bëhet funksionale, do t’i barten edhe kompetencat.
“Në momentin që Oda e Mjëkve të përfundojë me zgjedhjen e strukturave të saj dhe bëhet funksionale për të kryer detyrat që i përshkruhen sipas ligjin në fuqi, unë si ministër i Shëndetësisë jam i gatshëm të nënshkruaj bartjen e kompetencave”, ka deklaruar ministri.
Ai ka shtuar se sektori i shëndetësisë është në një gjendje jo të kënaqëshme, prandaj pret prej odave të profesionistëve shëndetësor angazhim të shtuar në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale.
Më poshtë është postimi i plotë i ministrit. /Gazeta Shneta/