Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miti & Shkenca: Përcaktimi i gjinisë së foshnjës në bazë të formës së barkut tuaj

Këshilla për shtatzëna 16/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga minuta që ju kuptoni se jeni shtatzënë, filloni të dëgjoni të gjitha llojet e komenteve për fëmijën – shumë prej tyre parashikojnë seksin e ardhshëm të vogëlushes/vogëlushit tuaj.

Nëna juaj mund të jetë e bindur që është një vajzë sepse i thuani asaj se tërë kohën hani çokollatë, koment ky i shprehur sipas Healthline.

Shoqja juaj më e mirë e di me siguri se është një djalë sepse rrahjet e zemrës së fëmijës ishin të shpejta në takimin tuaj të parë me ultratinguj.

Por, a mundet që përmasat e barkut dhe aspektet e tjera të shtatëzënisë suaj të hedhin në dritë mbi seksin e foshnjës?

Ka të ngjarë jo, por vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë për këtë mit të shtatzënisë dhe të tjerat…

A do të thotë një bark i ulët në shtatëzani që ke një djalë?

Forma e barkut është një nga mitet më të njohura rreth shtatzanisë dhe parashikimit të gjinisë transmeton Gazeta Shneta.

Ndoshta keni dëgjuar se po mbani një djalë nëse barku juaj është i ulët. Nëse është e lartë, ju me sa duket keni një vajzë.

Miti shpjegon më tej se djemtë janë më të pavarur dhe, për këtë arsye, mbarten më ulët në mitër.

Vajzat me sa duket kanë nevojë për më shumë mbrojtje, kështu që ato janë rritur më lart.

E vërteta: Si e mbani shtatëzëninë tuaj – si me madhësinë ashtu edhe me formën e barkut tuaj – ka të bëjë me një numër faktorësh … asnjëra prej të cilave nuk tregon seksin e foshnjës tuaj.

Nëse kjo është shtatzënia juaj e parë ose nëse keni muskuj të fortë të barkut, mund ta mbani fëmijën tuaj më lartë sepse muri i barkut nuk është aq i shtrirë.

Nga ana tjetër, nëse ky nuk është fëmija juaj i parë, muri juaj i barkut mund të jetë shtrirë gjithnjë e më shumë me secilën shtatëzani, duke bërë që barku juaj të bjerë pak më e ulët.

Këtu janë disa nga mitet më të njohura – megjithëse asnjë nga këto nuk mbështetet nga shkenca:

–Miti i dëshirave: Keni dëshirë të madhe që të hani shumë gjëra të kripura? Atëherë keni një djalë. Më shumë në gjërat e ëmbla? Atëhere keni një vajzë!

-Miti i rrahjeve të zemrës: Shkalla më e lartë e rrahjeve të zemrës do të thotë një djalë. Shkalla e ulët e rrahjeve të zemrës do të thotë vajzë.

–Miti i sëmundjes së mëngjesit: Më pak sëmundje në mëngjes do të thotë një djalë – më shumë do të thotë një vajzë.

–Miti i paraqitjes së lëkurës: Lëkura e bukur e shndërritshme do të thotë një djalë. Akne dhe çështje të tjera të lëkurës do të thotë një vajzë. /Gazeta Shneta /

 

 

Artikulli paraprakA është e rrezikshme të keni presion të ulët të gjakut gjatë shtatëzanisë
Artikulli i rradhës Simptomat e infeksionit të traktit urinar – çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.