Drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, Albert Lila ka folur për funksionimin dhe gjendje aktuale të shërbimeve të këtij institucioni.
Në një intervistë për Gazeta Shneta, Dr. Lila tha se mjekësia e punës po vazhdon ende që nga pas lufta ballafaqohet me shumë sfida dhe vështirësi, në rend të parë problemet janë të mëdha te burimet njerëzore dhe kuadrit të mjekëve
“Mjekësia e punës vazhdon ende që nga pas lufta ballafaqohet me shumë sfida dhe vështirësi, në rend të parë problemet janë të mëdha te burimet njerëzore, te pjesa e kuadrit të mjekëve, të cilët shumica prej tyre sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve të Punës janë diku 18-19 prej tyre janë në proces të daljes në pension dhe disa prej tyre janë në vitet e fundit të punës”, tha Lila.
“Aktualisht Qendra e Mjekësisë së Punës si një institucion terciar, i vetmi si i tillë në Kosovë punon dhe vepron me angazhimin e një eksperti të punës që është në pension”, tha ai.
Tutje, Lila tha se Mjekësia e Punës ka me mijëra vizita sistematike dhe në të ardhme synon të zgjerojë shërbimet.
“Në 2022 kemi patur gati 1000 vizita sistematike në kuptimin e organizimit të prezencën fizike me protokolle që kërkojnë të iu lëshohet një punëtori certifikata e vizitës sistematike që nënkupton që të ketë vizita sistematike në pesë profile të mjekëve që përfshin: Pulmologun, kardiologun, neurologun, oftamulogu dhe specialistin e ORL-së. Synimi ynë në 2024 është që ky trend të rritet dhe të arrijmë të përmbushim deri në 5 mijë veta. Po synojmë që bashkërisht me Inspektoratin Qendror të Punës dhe me Ministrinë e Punës po kërkojmë zbatimin e normave ligjore të ligjit për siguri dhe shëndetin në punë”, u shpreh Lila.
“Unë apeloj t’i shfrytëzojmë modelet e vendeve të rajonit, modele funksionale të cilat ofrojnë mundësi edhe për sektorin privat dhe publik që edhe ata të organizojnë vizita sistematike, por që dosja e vizitës sistematike të sjellet në Qendrën Kombëtare ku është komisioni me në krye me mjekun e punës, pra këtë e bëjnë vendet e tjera, që çdo institucion i licencuar në sektorin publik dhe privat ka mundësi të ofroj vizita sistematike”, tha ai.
Lila tregoi se tani janë në finalizim të njësive të shërbimeve të reja pran qendrës tonë, kemi realizuar pajisje të reja për laboratorin e mjekësisë së punë.
“Kemi lobu dhe kemi marr përkrahje, tani jemi në finalizim të njësive të shërbimeve të reja pran qendrës tonë, kemi realizuar pajisje të reja për laboratorin e mjekësisë së punës, ky laborator do të jetë një qendër referente për Republikën e Kosovës, kemi siguruar këto pajisje me fonde të buxhetit të shtetit pra ShSKUK-së dhe jemi në prag të organizimit të trajnimeve me filluar me matje dhe vlerësimin dhe evidentimin e faktorëve të agjentëve fizik të cilët e prekin shëndetin e të punësuarit”, tha tutje ai.
Lila foli gjithashtu edhe për bashkëpunimet që ky institucion ka me Mjekësisë së Punës në Kroaci dhe Institutin e Fizikës Bërthamore në Shqipëri që do të ndihmojë të aplikojnë për fonde zhvillimore edhe në Evropë.
“Ne kemi një marrëveshje në parim për bashkëpunim në cilësinë e mentorship-it me Institutin e Mjekësisë së Punës në Kroaci, një institut i vjetër mbi 100 vjet në Zagreb, anëtar i forumeve Evropiane, do të jemi në përkujdesjen e tyre, kemi filluar bashkëpunimin edhe me Institutin e Fizikës Bërthamore në Shqipëri dhe kemi arritur si dy subjekte që bashkë me Institutin e Kroacisë të aplikojmë për fonde zhvillimore edhe në Evropë që janë mekanizma ku Kroacia si vend anëtar i menaxhon dhe përfitues mund të jetë Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera që janë në proces të anëtarësimit. Si shërbim i tillë do të jetë shumë domethënës dhe ky është edhe kursim dhe riinvestim, riqarkullim i paras publike në institucionet publike, por edhe garanton dhe siguron qëndrueshmëri për Institucion publik”, u shpreh Lila.
Dr. Alberit tutje ka shpjeguar dallim mes certifikatave të aftësisë për punë dhe koha kur ato janë të nevojshme të bëhen.
“Janë disa tipe të certifikatave, certifikata e aftësisë për punë nënkupton një vizitë, një vlerësim dhe një palë analiza dhe atë sipas ligjeve mund ta jap çdo institucion, certifikata e gjendjes shëndetësore nënkupton një vlerësim të përkohshëm dhe përfundon me një rekomandim, ndërsa certifikata e vizitës sistematike është proces dhe detyrim ligjor që çdo i punësuar duhet ta realizoj një herë një vizitë sistematike për tri vite të punës, përjashto këtu kategorinë e veçantë të punësuarve si për shembull zjarrfikësit që duhet ta bëjnë një herë në vit, minatorë edhe dy herë në vit, ne po flasim për pjesën shumicë të punësuarve në institucionet publike dhe private, kjo mund të organizohet kur ka vizita me kërkesë të punëdhënësit apo punëtorit dhe nuk janë strikte dhe të përgjithshme se kur duhet të bëhen”, përfundoi Lila. /Gazeta Shneta/