Shërbimi Klinik i Mjekësisë Nukleare në QKUK ka ofruar afër 20 mijë shërbime në vitin 2023.
Drejtori i këtij shërbimi dr. Fakir Spahiu ka raportuar sot në Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, shkruan Gazeta Shneta.
Spahiu ka treguar se në këtë njësi vitin e kaluar janë kryer afër 2500 scintigrafi e kockave, mbi 4200 teste DEXA (densitometri e eshtrave) si dhe mbi 10 mijë analiza hormonale me metodën RIA.
Në përgjithësi në Mjekësinë Nukleare janë kryer afër 20 mijë shërbime.
Spahiu ka bërë të ditur se së shpejti deri në fund të muajit maj pritet të fillojë puna me aparaturën e PET-CT-së. Kjo aparaturë do të përurohet të premten ndërsa puna pritet të fillojë në muajin maj. /Gazeta Shneta/