Nga sulmi i mbrëmshëm në Gllogjan ku humbën jetën tre persona, duke përfshirë edhe nxënës mbeti i plagosur edhe nxënësi, F.T. 17-vjeçar, ku gjendja tij është stabile, raporton Gazeta Sinjali.
17-vjeçari është operuar gjatë natës dhe vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.
“Pacienti është operuar mbrëmë në orët e vona të natës dhe i është larguar një plumb nga trupi. Gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile dhe po vazhdon të rikuperohet pas operimit”, tha Sahiti.