Një fëmijë shtatë muajsh kishte gëlltitur një copë metali e cila kishte përfunduar në bronkun e majtë.
Fëmija u dërgua me urgjencë në Klinikën e ORL-së në QKUK, ku mjekët arritën me sukses t’ia largojnë përmes bronkoskopisë, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori i Klinikës Dr. Hajdin Thaçi, ka deklaruar se fëmijës shtatë muajsh i është hequr me sukses copa e metalit.
Në këtë klinikë para disa ditësh i është shpëtuar jeta edhe një fëmije të komuniteti serb i cili kishte gëlltitur një fasule në mushkëri. Raste të ngjashme në ORL ka vazhdimisht, por fal intervenimeve të mjekëve me bronkoskop arrihet të largohen trupat e huaj. /Gazeta Shneta/