Mjekët shqiptarë dhe serbë takohen sot në Mitrovicë

2017-03-20 në ora 08:08
Mjekët shqiptarë dhe serbë do të takohen publikisht sot për herë të parë pas luftës, në një konferencë për media.

Konferenca me temë “Marrëdhëniet ndëretnike dhe shëndetësia në Kosovë”, do të fillojë në ora 11:00, ku në panel pritet të marrin pjesë pesë mjekë të njohur shqiptarë dhe pesë serbë.