Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen specialistja e dermatovenerologjisë dhe estetikës, dr. Artizana Dushi e cila ka treguar rreth sëmundjeve të lëkurës te fëmijët.
Dr. Artizana Dushi është specialiste e Dermatovenerologjisë dhe Estetikës. Ajo është anëtare e shoqërive më eminente në fushën e dermatologjisë, gjegjësisht EADV(European Academy of Dermatology), IDS (International Dermatoscopy Society), dhe WDS (Women’s Dermatologic Society), shkruan Gazeta Shneta.
Ajo ka përfunduar fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe specializimin në fushën e Dermatovenerologjisë në Klinikën e Dermatovenerologjisë në QKUK Prishtinë. Aktualisht ajo është në përfundim të studimeve të doktoraturës në Universitetin “Goce Delchev “në Maqedoninë Veriore.
Dr. Artizana tregon disa nga shkaktarët e sëmundjeve të lëkurës te fëmijët.
”Dermatologjia pediatrike është pjesë e dermatologjisë e cila parandalon dhe trajton gjendjet dhe sëmundjet e lëkurës të cilat shfaqen tek fëmijët. Sëmundjet e lëkurës te fëmijët mund te kenë etiologji të ndryshme. Ato mund të shkaktohen nga virusët, bakteriet, parazitët, mykozat alergjenët e ndryshëm , çrregullimet imunitare etj. Si sëmundje më të shpeshta tek fëmijët mund të numërojmë
Dermatitin e kontaktit, dermatiti atopik , urticaria papulosa infantum, molluscum contagiosum, verruca vulgaris, herpes simplex etj Sëmundjet e lëkurës ngjitëse të fëmijëve ndahen në ato të shkaktuara nga bakteriet, viruset, mykozat,”- sqaron dr. Dushi.
Dr. Artizana ka ndarë detaje rreth sëmundjeve të lëkurës që shkaktohen nga bakteriet dhe nga viruset. Ajo ka listuar disa nga këto sëmundje ku dhe ka treguar për përhapjen e tyre.
Sëmundjet e lëkurës të shkaktuara nga bakteriet janë: Impetigo, cellulitis ,folliculitis etj
” Impetigo – sëmundje e shpeshtë e shkaktuar nga staphylococcus aureus ose streptococcus pyogenes. Lajmërohet më shpesh te grupmoshat 2-5 vjeç . Më e shpeshtë gjatë stinës së verës dhe vjeshtës. Dallojmë 3 forma të saj : formën jobulloze, bulloze dhe echithema. Kohëzgjatja deri dy javë. Preferohet që gjatë kësaj kohe fëmija mos të dërgohet në kopsht për shkak të përhapjes së infeksionit.
Sëmundjet e lëkures të shkaktuara nga viruset janë: Herpes simplex, Molluscum contagiosum, Verruca vulgaris , Herpes zoster erj
Molluscum contagiosum është infeksion viral i shkaktuar nga virusi Molluscum contagiosum (virus nga grupi Poxvirus). Infeksioni ndodh në kontakt të drejtpërdrejtë midis lëkurës së shëndetshme dhe të sëmurë ose përmes sendeve të kontaminuara, lodrave, shtratit. Autoinokulimi është gjithashtu i mundur. Inkubacioni zgjat 3-7 javë.
Ndryshimi karakteristik është një papulë e tejdukshme në formë rruaze me madhësi 2-6 mm, ngjyrë e lëkurës.
Grupmoshat me te shpeshta te prekura fëmijët nga 1 deri në 7 vjeç Ndryshimet lokalizohen në fytyrë, gjymtyrë dhe trung.
Verrucae (lythat) janë rritje beninje në lëkurë të shkaktuara nga lloje të ndryshme të papillomavirusit njerëzor (HPV) që mund të shfaqen tek fëmijët dhe të rriturit. Më shpesh preken fëmijët e moshes shkollore. Ka disa forma klinike.
Verruca vulgaris bartës janë HPV (tipi 1,2,4). Ndryshimet lokalizohen në pjesën e pasme të duarve, gishtave dhe parakrahëve. Shfaqen në formë nodulash të thatë e të ashpër me diametër deri në 1 cm, në sipërfaqen e të cilave dallohen pika të zeza.Shpesh për shkak të autoinokulimit janë të pranishëm disa elementë, të cilët mund të jenë të vetëm ose të bashkuar. Tek fëmijët që kafshojnë thonjtë, lythat ndodhen rreth ose nën pllakën e thonjve dhe mund të jenë të dhimbshme.
Verruca filiformejanë të dukshme në fytyrë dhe kanë një majë keratotike.
Verruca plantaris agjentët shkaktarë të HPV (tipi 1,4). Ndryshimet lokalizohen në shputa në pikën e presionit dhe janë të dhimbshme sepse kanë rritje endofitike dhe në sipërfaqen e tyre duken pika të zeza pas heqjes së keratozës që i rrethon.
Verrucae planae juveniles – shkaktuar nga HPV (tipi 3,10) Ndryshimet lokalizohen në fytyrë (ballë, mjekër, faqe), anët dorsale të duarve. Ato përbëhen nga papula (nyje) të rrumbullakëta, të sheshta, me ngjyrë normale ose lëkurë pak të pigmentuar, me përmasa disa mm. Ato mund të jenë të vetme, të rrafshëta ose lineare, – sqaroi ajo.
Më tutje dr. Dushi ka treguar edhe për smundjet mykotike si dhe dermatitet më të shpeshta që I hasim te fëmijët.
Sëmundjet mykotike te fëmijët më të shpeshta janë- tinea capitis
Është karakteristikë e fëmijëve nën moshën 12 vjeçare. Si pamje klinike dallojme krusta , skuqje. Karakteristikë është kruarja. Mund të dallohet rritje e nyjeve limfatike në regjionin e qafës.
Dermatitet tjera më të shpeshta:
Dermatitis ammoniacalis(dermatiti i pelenave)
Dermatiti i pelenës është një inflamacion i lëkurës që shfaqet tek foshnjat në zonën e pelenës si rezultat i acarimit të produkteve kimike nga urina dhe jashtëqitja. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga një mjedis i lagësht dhe i ngrohtë nën pelenë dhe dëmtimi mekanik i lëkurës për shkak të fërkimit. Frekuenca e dermatitit të pelenave është e lartë, duke pasur parasysh se 2/3 e fëmijëve e zhvillojne këtë sëmundje gjatë një periudhe të mbajtjes së pelenave.
Dermatiti i pelenave më së shpeshti shfaqet midis moshës 6 dhe 9 muajsh. Fillimisht në lëkurën e zonës së pelenës shfaqet skuqje, e cila mund të jetë me intensitet të ndryshëm, më së shpeshti në pjesët e dala të rajonit gluteal, në organet gjenitale dhe në pjesën e poshtme të barkut. Nëse inflamacioni zgjat më shumë, mund të shfaqen flluska, plagë dhe plagë. Shpesh, lëkura infektohet në mënyrë dytësore me baktere (Staphylococcus aureus) dhe kërpudha nga gjinia Candida.
Dermatiti atopik (Dermatiti Atopic)
Dermatiti atopik (AD) është një ekzemë kronike e përsëritur, tiparet dominuese të së cilës janë kruarja dhe tharja e lëkurës. Së bashku me astmën , ajo bën pjesë në grupin e sëmundjeve atopike të karakterizuara nga një tendencë për të krijuar një titër të lartë të IgE.Patogjeneza e AD përfshin një ndërveprim kompleks të faktorëve gjenetikë, imunologjikë dhe provokues. – dha detaje dr. Nushi.
Specialistja Artizana tregoi edhe rreth përhapjes dhe llojeve të dermatit atopik i cili klasifikohet në katër lloje: eczema infantum, prurigo besnier, dermatin atopik të adoleshtënve dhe të rinjevë si dhe dermatiti i të rriturëve.
”Lëkura e pacientëve atopikë është jashtëzakonisht e thatë, me rritje të përshkueshmërisë dhe rritje të pH. Manifestimet e lëkurës ndryshojnë vazhdimisht në rrjedhën kronike të AD me periudha te qetesimit dhe përkeqësimit cilat zakonisht incohen me faktorë të ndryshëm provokues: sapuni ,djersa,stresi ,emocional, infeksion, alergjite
Kuadri klinik ndryshon në pamje , në lokalizim dhe në varësi të moshës së pacientit.
Dermatiti atopik klasifikohet në katër lloje
- Dermatiti atopik tek foshnjat (nga 0 deri në 2 vjeç) Ekzema infantum
Ndryshimet zakonisht lokalizohen në fytyrë në zonën e faqeve, ballit dhe mjekrës, dhe pjesa qendrore faciale është e kursyer. Në skuqje, shfaqen flluska , duke shkaktuar lagështi . Ato mund të lajmerohen ne palosjet e kyçeve te duarve dhe kyçet e këmbës. Në rastet më të rënda, sëmundja është e përgjithësuar.Kruarja është zakonisht intensive dhe shqetëson gjumin. Në 50% të rasteve, në vitin e dytë të jetës, simptomat zhduken.
- Dermatiti atopik i fëmijërisë Prurigo Besnier
Ajo krijohet nga kalimi nga forma e mëparshme, ose de novo. Manifestohet me kruajtje dhe ndryshime në formën e pllakave në të cilat lëkura është e trashur, e thatë, me tërheqje të shtuar me flakim dhe ekskorime (shenja kruarjeje). Ndikon në kthesat: bërryla, gjunjë, qafë dhe rreth kyçeve. Herë pas here, shpërthime akute të ekzemës mund të ndodhin në këto rajone.
- Dermatiti atopik i adoleshentëve dhe të rinjve
Ndryshimet e ekzemës prekin kryesisht fytyrën, qafën, gjysmën e sipërme të trupit, por ndonjëherë edhe palosjet si dhe lëkurën e duarve dhe këmbëve. Në shumicën e pacientëve, pas pubertetit ose në moshën 30 vjeç, sëmundja kalon në remision,”- sqaron dr. Dushi.
Dr. Dushi tregoi edhe për sëmundjen e lëkurës strophulus infratum ku tregoi për shfaqjen, simptomat dhe caktimin e diagnozës.
Strophulus infrantum është dermatozë recidivuese e shkaktuar nga pickimi i instekteve i cili shfaqet shpesh te fëmijët e moshes 2 deri ne 7 vjeç kryesisht në verë dhe vjeshtë. Ndryshimet e lëkurës ndodhin si pasojë e mbindjeshmërisë ndaj pickimit të insekteve (pleshtat, mushkonjat). Ndryshimet lajmerohen kryesisht në pjesët e ekspozuara (fytyra, ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme), dhe shpërndahen te grupuara ose në mënyrë lineare, në vendet e pickimit të insekteve. Efflorescencat lajmerohen ne trajte te papulave urtikariale mbi të cilat formohen fshikëza. Për shkak të kruajtjes intensive mund te kemi eskoracione te cilat sherbejne si baze e superinfeksioneve bakterore. Diagnoza vendoset në bazë të historisë dhe pamjes klinike,- tregon dr. Dushi.
Dhe në fund specilistja tregoi disa këshilla se sit ë mbrohen fëmijët nga këto sëmundje të lëkurës.
Në masat preventive të sëmundjeve të lëkurës numërojmë higjienën e duhur, larjen e shpeshtë të duarve, mirëmbajtjen e lëkurës me kremëra përkatës duke ju referuar grupmoshës,- përfundoi dr. Artizana.
/Gazeta Shneta/