Mjekja pediatër, Lira Gjika, ka ndarë një nga rastet të cilat ka hasur përgjatë kontrollimeve rutinore, si dhe ka ofruar disa këshilla efektive në lidhje me atë se në çfarë forme motivohet fëmija që t’i shtohet motivi për mësim.
Ndërkohë, ajo ka këshilluar nënat që të mësohen se si të organizojnë vetën dhe komunikimin me fëmijën, shkruan Gazeta Shneta.
Ndryshe, Lira Gjika në profilin e saj personal në “Facebook” shpeshherë ndan këshilla të vlefshme për nënat.
Ndiqni postimin e plotë të saj:
“Djali im nuk ka vullnet dhe nuk mëson asgjë”. Unë i them vazhdimisht po pse more nuk mëson, po meso more mëso. Po ai hiç fare”. Po ti mami cfar bën në shtëpi lexon, apo luan me djalin, vizatoni bashkë. Nëna përgjigjet me shprehjen:” po ku kam kohë unë moj doktoreshë”. Dhe kur unë e pyes përse është kaq e zënë, nëna nuk di të përgjigjet. Nuk di të tregojë se me çfar e mbush ditën. Gjëja e parë që bëj, është të shmang pyetjen që më vjen natyrshëm: “atëherë çfarë kërkon nga fëmija, ai sillet siç shikon ”. por vitet me kane ndihmuar të mos reagoj me pyetje qe nuk kanë përgjigje. Në fakt kjo nënë ka nevojë për ndihmë, që të mësojë si të organizojë veten dhe komunikimin me fëmijën dhe në fakt ajo për këtë gjë ka ardhur edhe pse vete nuk di ta thotë qartazi. Kjo situatë e nënës i ka rrënjët tek fëmijëria e saj. Fjalët që ajo përsërit në mënyrë automatike janë fjalët që ka dëgjuar në fëmijëri nga nëna dhe babai i saj, përfshi dhe të gjithë të rriturit që ajo ka patur pranë. Kjo shprehje parasite, që tregon mosdije përtesë dhe padurim, në fakt vazhdon të jetë e gjallë në shumicën e njerzve. Prindër përpiquni ti njihni sjelljet dhe reagimet tuaja. Duke i njohur do ta kini më të lehtë ti menaxhoni.”