Një mjek gjerman po përballet me akuza për vrasje gjatë dy vdekjeve të dyshimta të pacientëve me koronavirus.
Dy pacientë, të moshës 47 dhe 50 vjeç, ishin të sëmurë në fazën terminale kur mjeku i repartit, dyshohet se administroi ilaçe që çuan në vdekjen e tyre të menjëhershme, tha policia të premten për DW, përcjell Gazeta Shneta.
Autoritetet ende po hetojnë rrethanat e dy vdekjeve mes raporteve që pacientët po trajtoheshin për Covid-19.
Mjeku 44 vjeç, i punësuar që nga muaji shkurt në Spitalin Universitar në qytetin Essen u arrestua të mërkurën, ku akuzohet për vrasje dhe po qëndron në paraburgim, tha policia e qytetit.
Spitali tha se dyshimet për vdekjet në datat 13 dhe 17 nëntor e kishin shtyrë të njoftojnë menjëherë prokurorët dhe të largojnë mjekun nga detyra.
Vetëm në një rast, policia e Essenit zbuloi detajet e hetimit se i akuzuari kishte deklaruar se donte t’i jepte fund vuajtjeve të mëtejshme të pacientit dhe të afërmve të tij. Të dy pacientët kishin qenë në “kushte shumë kritike” në repartin e mjekut. /Gazeta Shneta/