Vogëlushi Raiden Gonzalez i tha tezes së tij se ‘dëshiroj të jem një engjëll atje lart mbi re së bashku me mamanë dhe babanë tim’ pasi ata vdiqën brenda 100 ditësh ndaras njëri me tjetrin nga Covid-19.
Një djalë katër vjeçar i cili humbi të dy prindërit e tij nga koronavirusi thotë se ai ‘dëshiron të jetë një engjëll’ shkruan burimi Mirror.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Gonzalez humbi për herë të parë babanë e tij Adan, 33 vjeç, në qershor para se mamaja e tij 29-vjeçare Mariah t’i nënshtrohej virusit në muajin tetor.
Tani ndërsa ai po përgatitet të shënojë ditëlindjen e tij të pestë, tezja e tij e cila po ndihmon të kujdeset për të së bashku me gjyshen thotë se djali donte të ishte një engjëll me prindërit e tij.
“Dhe është e trishtë ta dëgjosh atë duke thënë atë”.
Por unë i thashë: Jo, ne nuk flasim kështu, por dije që prindërit janë kudo, ata po të shikojnë ty ” shtoi tezja e djaloshit katër vjeçar. /Gazeta Shneta/