Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta këtë herë vjen Dr. Sci Berat Krasniqin – Specialist i Gjinekologjisë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Me Dr. Sci Krasniqi flasim për çrregullimet menstruale, pagjakësinë gjatë periudhës me menstruacione, simptomat, shkaktarët dhe trajtimin e anemisë menstruale.
Dr. Sci Berat Krasniqi MD PhDDr ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2019 ka specializuar për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ndërsa ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2023. Ka të botuara gjashtë (6) publikime shkencore, nga të cilat, katër (4) punime
origjinale të botuara në revista shkencore ndërkombëtare.
Dr. Sci Krasniqi punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, po ashtu është mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në lëndën Gjinekologji me Onstetrikë. Trajton pacientët ambulantor në institucionin privat – Qendrën Gjinekologjike “VeraMed” në Prishtinë me teknologjinë më të re bashkohore.
– Çfarë janë çrregullimet menstruale?
Dr. Krasniqi: Ciklit menstrual përfshinë periudhën kohore nga dita e par e gjakderdhjes ciklike deri në paraqitjen e ciklit të radhë, periudhë kjo që në shumicën e rasteve konsiderohet të jetë rreth 28 ditë, por që konsiderohet normale prej 21 ditë deri në 35 ditë. Nërsa, gjakderdhja ciklike është periudha kohore nga dita e pare e ciklit menstrual deri në përfundimit e gjakderdhjes ciklike, periudhë kjo që ne kushte normale duhet të jetë nga 3 ditë deri në 7 ditë. Gjatë ciklit menstrual në organizmin e femrave paraqiten disa simptoma të zakonshme që lidhën me ndryshimet hormonale që ndodhin në trup gjatë kësaj periudhe.
Ndjenja e fryerjes: Disa femra kanë ndjenjën e fryrësisë ose ndjenjën e përgjithshme të shqetësimit para fillimit të menstruacioneve.
Dhimbje barku: Dhimbja e lehtë deri në mesatare në zonën e barkut është e zakonshme dhe është shkaktuar nga kontraksionet e muskujve të mitrës.
Ndryshime të gjirit: Disa gra mund të ndiejnë ndryshime të gjirit para fillimit të menstruacioneve, si rritja e ndjeshmërisë apo dhimbje e lehtë.
Ndryshime në humor; Ndryshime në humor si paknaqësi, nervozë ose ndjenja e depresionit janë të zakonshme për shumicën e grave para menstruacioneve.
Gjakderdhja ciklike: Rrjedhja e gjakut gjatë menstruacioneve është e zakonshme, por ngjyra dhe sasia e gjakut mund të ndryshojnë nga një grua në tjetrën.
Kokëdhimbja: Dhimbja e kokës është një simptomë tjetër e zakonshme që mund të ndodhë para fillimit të menstruacioneve për disa gra, e cila konsiderohet normale.
Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme dhe të pritshme që shumica e grave përjetojnë gjatë ciklit menstrual. Megjithatë, secili cikël menstrual është i ndryshëm dhe ndonjëherë simptomat mund të ndryshojnë në intensitet dhe karakter.
Ndërsa çrregullimet menstruale përfshijnë disa ndryshime që mund të ndodhin gjatë ciklit menstrual siç janë:
– Amenorea: Mungesa e ciklit menstrual
– Dismenorea: Dhimbja gjatë ciklit menstrual
– Menorrhagia: Gjakderdhje ciklike më e gjatë se 7 ditë
– Hipermenorrhoea: Gjakderdhje e shtuar gjatë ciklit
– Oligomenorrhoe: Cikël më i gjatë se 35 ditë
– Polimenorrhoea: Cikël më i shpeshtë se 21 ditë
– Sindroma premenstruale: Ndjenjat e pakëndshme fizike dhe emocionale që disa gra përjetojnë para fillimit të menstruacioneve
– Cilët janë shkaktarët e menstruacioneve të çrregullta?
Dr. Krasniqi: Menstruacionet e çrregullta janë si rezultat i mos koordinimit të kompleksit të proceseve hormonale që ndodhin në trupin e një femre. Janë disa faktorë që ndikojnë në çrregullimet e kompleksit hormonal dhe shkaktojnë çrregullim te ciklit menstrual, çrregullimet menstruale mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë shkaqe të hormoneve, shkaqe anatomike, shkaqe psikologjike, dhe shkaqe tjera të ndryshme shëndetësore
Shkaktarët më të shpeshtë të çrregullimeve të ciklit menstrual janë:
Problemet shëndetësore hormonale: Ndryshimet në nivelet e hormoneve si estrogeni dhe progesteroni mund të shkaktojnë ndryshime në ciklin menstrual. Këto mund të jenë të lidhura me sëmundje hormonale si sindroma e ovarit polikistik (PCOS), hipotiroidizmi ose hiperthiroidizmi.
Stresi: Stresi emocional ose fizik mund të ndikojë në sistemin hormonal të një gruaje dhe të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual.
Problemet shëndetësore anatomike: fibromiomet, endometrioza (rënia e indit endometrial jashtë mitrës), dhe polipët e mitrës mund të shkaktojnë çrregullime në ciklin menstrual.
Infeksionet: Infeksionet të tilla si infeksionet e vezoreve ose të mitrës mund të shkaktojnë inflamacion dhe çrregullime menstruale.
Barnat e ndryshme: disa barna siç janë Uterotonikët, antidepresantët mund të ndikojnë në crregullimet e ciklit menstrual.
Pesha e tepërt trupore ose mungesa e peshës trupore: Një peshë e tepërt ose një mungesë e rëndësishme e peshës trupore mund të ndikojë në nivelet e hormoneve dhe të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual.
Stilii jetës dhe mënyra e ushqzerjes: Përdorimi i duhanit, konsumi i alkoolit, ndryshimet e mëdha në peshë trupore, dhe stili i jetesës joaktiv mund të ndikojnë në crregullim të ciklit menstrual. Dieta e varfër në ushqime të rënda ose mungesa e ndonjë grupi të ushqimeve të rëndësishme mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual.
– Shkaqet e gjakderdhjes së rëndë menstruale?
Dr. Krasniqi: Gjakderdhjet e rënda gjatë ciklit menstrual, e njohura gjithashtu si menorragjia, janë një shqetësim i zakonshëm për shumë femra. Shkaktarët më të speshtë janë crregullimet hormonale që lidhen me estrogjenin dhe progesteronin, tumorët beninjë të mitrës (fibromiomat, polipet endometriale), endometrioza, infeksionet e rënda të mitrës, përdorimi i barnave të nryshme si antikuagulantët, antidepresivët, crregullimet e faktorëve të koagulimit etj.
– Cilat janë simptomat e anemisë?
Dr. Krasniqi: Simptomat më të shpeshta të anemisë janë: kokëdhimbja, dobësimi muskular, lodhja, plogështia, dhimbje e gjoksit etj.
– A mundet gjakderdhja menstruale të shkaktojë anemi?
Dr. Krasniqi: Po, gjakderdhja e rëndë gjatë menstruacioneve, njohur si menorragjia, mund të shkaktojë anemi në disa raste. Anemia ndodh kur trupi nuk ka një sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut ose hemoglobinës për të furnizuar organizmin me oksigjen të mjaftueshëm. Gjakderdhja e rëndë gjatë menstruacioneve shkakton humbje të mëdha të gjakut, duke sjellë në rënie të nivelit të hemoglobinës në gjak dhe shkurtim të rezervave të hekurit në trup. Gjatë një menstruacioni të rëndë, një grua mund të humbasë më shumë gjak sesa trupi mund të kompensojë me prodhimin e qelizave të reja të gjakut. Kjo mund të çojë në zhvillimin e anemisë në disa raste. Simptomat e anemisë që ndodhin si rezultat i gjakderdhjes së rëndë gjatë menstruacioneve përfshijnë lodhje të rëndësishme, dobësi muskulare, mbingarkesë në frymëmarrje, dhe ndjesi të ndryshme të dobësisë
– Si të trajtoni aneminë e shkaktuar nga periodat e rënda?
Dr. Krasniqi: Trajtimi i anemisë e shkaktuar nga gjakderdhja ciklike, siç është anemia nga menorragjia (gjakderdhja e rëndë gjatë menstruacioneve), përfshin një kombinim të masave për të frenuar gjakderdhjen e tepërt dhe për të përmirësuar nivelin e hemoglobinës në gjak. Është e rëndësishme të trajtohet shkaktari duke ndaluar gjakderdhjen dhe më pas të merren preparate anti anemike siç janë suplimetet me përmbajtje të hekurit
– A është e mundur të parandalohet anemia për shkak të periodave?
Dr. Krasniqi: Po, është e mundur të ndërmerrni disa masa për të parandaluar ose zvogëluar rrezikun e anemisë për shkak të periodave të rënda. Disa hapa që mund të ndiqni përfshijnë parandalimi i gjakderdhjeve të shtuara, ushqyerja e shëndetshme, përdorimi i suplimenteve me hekur. Është shumë e rëndësishme vizitat e rregullta mjekësore.
– Faktorë të tjerë përgjegjës për gjakrrjedhjet vaginale jashtë periudhës së menstruacioneve?
Dr. Krasniqi: Gjakrrjedhjet vaginale jashtë periudhës së menstruacioneve, të njohura si gjakderdhje vaginale abnormale, mund të shkaktohen nga shumë faktorë të ndryshëm, përveç menstruacioneve të rregullta.
Disa nga këta faktor janë infeksionet e rënda vaginale, endometrioza, lëndimet fizike në zonën e vagjinës ose të mitrës, tumorët beninjë të mitrës (fibromiomat dhe polipet endometriale), kanceri i qafës së mitrës, kontraceptivët hormonal.
/Gazeta Shneta/