Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës dr. Leminot Salihu: Sëmundjet e gojës, anomalitë kraniofaciale, faktorët dhe mbrojtja nga këto sëmundje

Mjeku i javës 05/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen specialisti i kirurgjisë maksillsofaciale dr. Leminot Salihu i cili flet për sëmundjet e shpeshta të gojës, anomalitë kraniofaciale, faktorët dhe mënyra se si të mbrohemi nga këto sëmundje.

Dr. Leminot Salihu ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë ne Univeristetin e Prishtinës dhe Fakultetin e Stomatologjisë në Kolegjin Rezonaca. Ai ka përfunduar Specializimin në Kirurgji Maksillofaciale në Qendrën Klinike Univeristare të Prishtinës, dhe për momentin është në studime të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, Kroaci. Dr. Leminoti punon në QKUK dhe në Ordinancën Private ORO-FACE në Ferizaj.

Sipas dr. Salihut, goja është vazhdimisht e ekspozuar ndaj mjedisit të jashtëm, andaj dhe rrezikohet të sulmohet nga patogjenë të ndryshëm të cilët mund të shkaktojnë sëmundje. Sëmundjet më të shpeshta të gojës të cilat kërkojnë intervenime fillojnë nga prishja e dhëmbëve deri te karcinomat orale.

Goja është një nga pjesët më të rëndësishme të trupit tonë dhe është vazhdimisht e ekspozuar ndaj mjedisit të jashtëm, kështu që mund të sulmohet nga shumë patogjenë. Ky ekspozim e bën atë një nga rajonet e trupit, higjenën e të cilit duhet të kujdesemi më shpesh.

Sipas OBSH-së, sëmundjet të gojës janë sëmundjet më të shpeshta jo ngjitëse. Në fakt, vlerësohet se rreth gjysma e popullsisë së botës vuan nga një prej tyre. Sëmundjet më të shpeshta të gojës të cilat kërkojnë intervenime jane: Prishja e dhëmbëve e cila është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore pastaj , problemet me mishrat e dhembeve, plaget e ndryshme ne goje dhe deri te karcinomat orale,- tregoi dr.Salihu.

Më tutje ai numëroi faktorët e anomalive kogjenitale të gojës nofullave dhe fytyrës.

Në anomalite kongjenitale të gojës, nofullave, dhe fytyrës janë multifaktoriale, mirëpo këto janë disa nga faktorët e rrezikut :

  • Mangësitë/pamjaftueshmëritë ushqyese;

  • Mosha e nënës;

  • Sëmundjet e nënës (p.sh. diabeti, hipotiroidizmi);

  • Sëmundjet infektive (p.sh. rubeola, sifilizi);

  • Abuzimi me alkoolin;

  • Obeziteti;

  • Përdorimi i duhanit;

  • Ndotja e mjedisit (p.sh. pesticidet);

  • Status i ulët socio-ekonomik;

  • Faktorët gjenetikë.

Dr.Leminoti foli edhe në lidhje me anomalitë kraniofaciale të cilat prekin kokën dhe kockat e fytyrës së fëmijës. Tregoi se këto çrregullime janë të pranishme që nga lindja dhe mund të variojnë nga më të lehta në të rënda.

Anomalitë kraniofaciale janë deformime që prekin kokën dhe kockat e fytyrës së fëmijës. Këto çrregullime janë zakonisht të pranishme në lindje (të lindura) dhe mund të variojnë nga të lehta në të rënda.

Anomalitë e zakonshme kraniofaciale përfshijnë:

  • çarje e buzës dhe qiellzës;
  • craniosynostosis: mbyllja e parakohshme e njollave të buta në kafkën e një foshnjeje;
  • mikrosomia hemifaciale: një gjendje në të cilën indet në njërën anë të fytyrës janë të pazhvilluara;
  • keqformim vaskular: një rritje jonormale e përbërë nga enët e gjakut;
  • hemangioma: një tumor beninj që shkakton një shenjë të kuqe të lindjes;

Më të shpeshta nga anomalitë e lindura  të cilat I hasim ne perditshmëri jane çarje e buzës dhe qiellzës dhe zgjidhen nga stafi I kirurgjisë maksillofaciale,- shtoi ai.

Sipas dr. Salihut, mostrajtimi dhe neglizhenca nga infeksionet orale mund të shkaktojë pasoja shumë të rënda duke filluar nga humbja e dhëmbëve deri te vdekja.

Një infeksion oral nuk sjell gjithmonë dhimbje. Era e keqe e gojës, ethet, ënjtja në mishrat e dhëmbëve, gjëndrave, ose një shije e çuditshme në gojë mund të tregojnë praninë e një infeksioni.

Nëse një infeksion trajtohet herët, mund të mos ketë probleme shtesë. Megjithatë, zakonisht, infeksioni është rezultat i problemeve dentare, gingives dhe mukozes së gojës që duhet të trajtohen.

Mirëpo mostrajtimi dhe neglizhenca nga infeksionet orale mund të shkaktojë pasoja shumë të rënda duke përfshirë humbjen e dhëmbëve, dëmtimin e kockave të nofullës, përfshirjen e sinusit, infeksionin e trurit, komplikimet e zemrës dhe madje edhe vdekjen,– tregoi dr. Leminoit.

Në fund ai ndau me ne disa këshilla se si mund të shpëtojmë nga sëmundjet e gojës.

Ne mund t’i mbajmë dhëmbët gjatë gjithë jetës. Këtu janë disa gjëra që mund të bëni për të mbajtur një gojë të shëndetshme dhe dhëmbë të fortë.

  • Pini ujë dhe pastroni me pastë dhëmbësh me fluor;
  • Praktikoni një higjienë të mirë orale. Lani dhëmbët tërësisht dy herë në ditë dhe pastroni me penjë dhëmbësh çdo ditë midis dhëmbëve për të hequr pllakën dentare;
  • Vizitoni dentistin tuaj të paktën një herë në vit;
  • Mos përdorni asnjë produkt duhani;
  • Kufizoni pijet alkoolike.

Nëse keni diabet, punoni për të mbajtur kontrollin e sëmundjes. Kjo do të zvogëlojë rrezikun për komplikime të tjera, duke përfshirë sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Trajtimi i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak,- përfundoi ai./Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakQeveria miraton vendimin për ndryshimin e ligjit për skemat pensionale
Artikulli i rradhës Ilaçi eksperimental mund të nxisë terapinë kundër kancerit kolorektal, mushkërive dhe kancereve të tjera

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.