Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria miraton vendimin për ndryshimin e ligjit për skemat pensionale

Lajme 05/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar projektligji për ndryshim/plotësimin e ligjit për skemat pensionale, i cili mundëson njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se po ndërtojnë një sistem pensional të barabartë që garanton pensione stabile për pensionistët, përcjell teve1.info

“Përmes tij, do ta adresojmë çështjen e pabarazinë disa vjeçare të mosnjohjes të së drejtës pensionale në skemën e pensionit kontributpagues për një numër të madh të pensionistëve të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vitesh kontribut në ish-sistemin pensional”, tha ai.

Teksa, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me këtë ndryshim të ligjit, po zhbëhet diskriminimi kur dikush nuk ka arritur që ta plotësoj kushtin për një muaj.

“Me këtë ndryshim plotësim të këtij ligjit, ne po e zhbëjmë atë diskrriminim sepse do të mundësohet që për periudhën që nga koha që janë larguar nga puna e deri më 1 janar ’99, tu llogaritet drejtë plotësimit të kushtit prej 15 vitesh, ndërsa lartësia e pensionit pastaj do të caktohet bazuar në vitet që kanë kontribuar në fondin pensional…pra hiqet ky diskriminim i prerjes ku dikush ndoshta edhe për 1 muaj s’ka arritur ta plotësoj kushtin. Ne me këtë po e heqim këtë diskriminim. Duka ua mundësuar që ta llogarisin edhe periudhën prej kur janë larguar nga puna”, shtoi Murati.

Ai bëri të ditur se sipas të dhënave, teorikisht parashihet që të përfitojnë rreth 104 mijë persona që do të plotësonin kushtin për të përfituar nga ky ndryshim-plotëism i ligjit. /Teve1.info/

Artikulli paraprakElvir Azizi merr sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës dr. Leminot Salihu: Sëmundjet e gojës, anomalitë kraniofaciale, faktorët dhe mbrojtja nga këto sëmundje

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.