Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi. Dr. Venera është specialiste e mjekësisë interne, endokrinologjisë dhe diabetologjisë. Ajo ka treguar se si të menaxhohet diabeti në këto temperatura të larta.
Shkruan Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi
Si të menaxhoni diabetin në këto temperatura të larta të verës
Verën gati të gjithë e mirëpresim.
Por nëse keni diabet, mund të jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj motit të nxehtë të verës. Nxehtësia ekstreme mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak. Nëse përdorni insulinë ose sheqeri në gjak nuk jeni fare duke e kontrollohuar, mund të jeni në rrezik më të lartë gjatë muajve të verës. Në këto temperatura edhe rënja e sheqerit në nivel të ulët në gjak mund të jetë gjithashtu një shqetësim.
Nëse keni pasur komplikime nga diabeti që kanë dëmtuar nervat e gjëndrave të djersës, ato mund të mos jeni në gjendje të lirojnë djersë siç duhet. Kjo mund të bëhet serioze kur temperaturat e jashtme rriten, duke çuar në rraskapitje nga nxehtësia dhe goditje nga nxehtësia.
Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë gjithashtu medikamentet ( ilaçet) dhe pajisjet tuaja të testimit të nivelit të sheqerit, kështu që ato duhet të ruhen në temperatura adekuate.
Si mund te ndikon temperatura e lartë verore keq ne organizimi e personave me diabet?
Se si nxehtësia ndikon në nivelet e sheqerit në gjak te personat me diabet varet jo vetëm nga temperatura por nga ajo që kanë ngrënë, nëse janë të hidratuar mirë me sasi të mjaftueshme të ujit të pirë dhe niveli i aktivitetit që bëjnë.
Nëse nxehtësia dhe aktiviteti bëjnë të djersitet shumë, mund të dehidroher, duke çuar në një rritje të niveleve të glukozës. Nëse dehidrohet, nivelet e glukozës (sheqerit) në gjak do të rriten. Kjo mund të çojë në urinim të shpeshtë, i cili më pas çon në dehidrim edhe të mëtejshëm dhe nivele edhe më të larta të sheqerit në gjak – një lloj cikli vicioz.
Gjërat mund të bëhen edhe më keq nëse vjen te dehidrimi dhe trajtimin personi e ka me insulin. Dehidrimi zvogëlon furnizimin me gjak në lëkurën e tij dhe, për rrjedhojë, aftësia e trupit të tij për të absorbuar ( marre nga lekura brenda) insulinën që ka injektuar zvogëlohet. Pra thuajse e merr kot e pa ndikim!
Si mund të ndikojë nxehtësia në medikamentet e diabetit?
Shumica e medikamenteve por sidomos insulina nëse i ekspozohet temperaturave të larta do të bëjë që ilaçi të prishet shpejt. Jini të kujdesshëm dhe kushtojini vëmendje çdo insuline që mbani me vete në vapë, nuk guxon të lihet në vende që i ekspozohen diellit, ku ngritet temperatura, sidomos kujdes të mos lihet në veturë kur dilni prej saj e ku mbrrihen enorm temperatura të larta.
Temperaturat e nxehta (por dhe ato të ngrirjes) do të bëjnë që medikamentet të degradohen, duke i bërë ato joefektive dhe të papërdorshme. Temperaturat e larta mund të kenë një efekt negativ dhe në paisjet e menaxhimit të diabetit gjithashtu. Mos harroni për efektin e motit në gjëra të tilla si shiritat e glukometërbe dhe pajisjet tjera të monitorimit.
Cfarë këshilla keni për personat me diabet në këto temperatura të larta për menaxhimin e sheqerit në gjak?
Mos lejoni që nxehtësia t’ju ngujojë brenda duke iu shmang aktivitetit tuaj fizik. Unë i këshilloj pacientët e mi se mund të marrin pjesë në aktivitete në natyrë dhe të shijojnë të gjitha llojet e motit për sa kohë që marrin disa masa paraprake:
- Shmangni daljet në pikun e temperaturave të larta dhe aktivitetet tuaja akordoni në orët e hershme të ditës apo mbrëmje.
- Pini mjaft ujë. Qëndrimi i hidratuar është i rëndësishëm për të gjithë gjatë aktivitetit fizik, dhe është veçanërisht kritike nëse keni diabet.
- Shmangni dehidratimin. Mbani shishe të vogla me ujë në një çantë shpine ose në një rrip ndërsa jeni duke ecur ose duke marrë me sport.
- Testoni shpesh nivelet e sheqerit në gjak. Meqenëse temperaturat e nxehta mund të shkaktojnë luhatje të niveleve të sheqerit në gjak, është mirë të bëni teste më shpesh. Në këtë mënyrë, ju mund të merrni masat e duhura dhe të menjëhershme për të mbajtur nivelet e dëshirueshme.
- Mbani me vete artikuj për të trajtuar sheqerin e ulët në gjak. Kjo përfshin sheqerkat e glukozës ose xhel glukoze. Nëse jeni në rrezik të lartë për sheqer shumë të ulët në gjak (nëse keni nivel të ulët të sheqerit në gjak ose keni pasur më parë sheqer shumë të ulët në gjak), është mirë të siguroni gjithashtu dhe të keni në dispozicion një çantë bartëse me inekcion glukagoni.
- Merrni disa zamra (messhujta) me vete. Disa ushqime mund të shërbejnë si një zëvendësues i vaktit, ndërsa të tjerët ndihmojnë në parandalimin e sheqerit të ulët në gjak. Diskutoni opsionet e mundshme me mjekun tuaj Endokrinolog se cka mund të ju shërbejë si zamra.
- Mbroni ilaçet dhe furnizimet tuaja. Merrni hapa proaktivë për të mbrojtur insulinën, kompletin e glukagonit dhe furnizimet e tjera përpara se të dilni jashtë, pavarësisht nga temperatura. Konsideroni një ftohës makine që futet në një përshtatës të emergjisë së makinës për të mbajtur furnizimet tuaja në temperaturën e duhur. Kjo do ta mbajë temperaturën të qëndrueshme për ca kohë. Nëse largoheni nga makina juaj për një periudhë të gjatë, do t’ju duhet të merrni me vete furnizimet tuaja. Nëse jeni me pompë insuline, sigurohuni që të mbroni pompën tuaj të insulinës nga temperaturat e larta. Në varësi të situatës dhe sa kohë do të zgjasë aktiviteti juaj, thjesht mund t’ju duhet të monitoroni më shpesh glukozën tuaj. Në rrethana të caktuara (nëse është jashtëzakonisht nxehtë ose jeni jashtë për një kohë të gjatë) merrni parasysh përdorimin e përkohshëm të insulinës me lapsa insuline, të asaj me veprim të gjatë së bashku me injeksione të insulinës me veprim të shpejtë në vaktet kryesore në vend të pompës së insulinës.
- Merrni masa të shmangni djegiet nga dielli. Djegiet nga dielli përveç efektit në lëkurë, shkaktojnë gjendje stresi për trupin tuaj dhe mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak. Përdorni krem mbrojtës nga dielli me spektër të gjerë mbrojtje dhe mbani kapelë dhe syze mbrojtëse për sytë.
Duke marrë masa paraprake, ju mund të shijoni një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme në shumicën e çdo moti.
Verë të këndshme ju dëshiron,
Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi
Interniste-Endokrinologe-Diabetologe
/Gazeta Shneta/