Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Personat me nevoja të veçanta në Ferizaj kërkojnë ndihmë në komunë për angazhimin e tyre në jetën institucionale e shoqërore

Lajme 17/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Ferizaj, personat me nevoja të veçanta po kërkojnë më shumë përkrahje nga autoritetet komunale për angazhimin e tyre në jetën institucionale e shoqërore. Madje, ata, kanë propozuar edhe një plan veprimi.

Enver Kosumi, i cili është person me nevoja të veçanta, si përfaqësues i shoqatës “Hendikos” ka theksuar se po mundohen që të realizojnë një plan të veprimit me institucionet komunale që t’u mundësohet lehtësimi dhe angazhimi i tyre në jetën shoqërore.

“Plani është i formuar specifikisht për nevojat e personave me aftësi të kufizuar, duke filluar për ofrimin e shërbimeve sociale, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, qasje punësimi dhe aktivitetet kreative sportive dhe rekreative”, ka thënë Kosumi.

Edhe familjarët e personave me nevoja të veçanta kërkojnë më shumë përkrahje dhe mbështetje për këtë kategori.

“Ne jemi shumë larg vendeve të Evropës. Personat me nevoja të veçanta janë një prej kategorive më të margjinalizuara në Kosovë. Kështu që ata kanë nevojë për mbështetje. Fatkeqësisht tash ne e kemi komisionin qeveritar i cili është duke e bërë një vlerësim dhe kemi 20% ulje. Siç dihet ata që kanë qenë në kategorinë e parë po bien në kategorinë e dytë e kështu me radhë. Kemi një kategori të familjeve që janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, kështu që ne kemi nevojë për përkrahje institucionale, kemi nevojë për avancim të kësaj kategorie dhe shpresoj që shoqëria duhet në të ardhmen ta ketë parasysh këtë”, ka thënë Nexhat Hasani, prind i fëmijës me nevoja të veçanta.

Në Drejtorinë e Shëndetësisë në Ferizaj thanë se përkrahja asnjëherë nuk do të mungojë por që duhet aprovimi i disa ligjeve.

“Realisht nëse miratohen dy ligjet që për momentin i takojnë Ministrisë së Drejtësisë dhe caktohen ato grande, atëherë përmes tyre neve si komunë na lehtësohet miratimi”, ka thënë Kemajl Emini, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj.

Plani i veprimit për shërbime sociale është hartuar për vitet 2023-2025./RTK/

Artikulli paraprakMjeku i Javës dr. Venera Berisha- Muharremi: Si të menaxhoni diabetin në këto temperatura të larta të verës?
Artikulli i rradhës Izolimi social lidhet me volumin më të ulët të trurit që mund të ndikojë në shëndetin kognitiv

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.