Këtë fillim jave në intervistën “Mjeku i Javës” është doktoresha kujdestare, Emine Kupina.
Emine Kupina, e lindur më 24 Shkurt 1959 në Resinoc, Lipjan. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Lipjan, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitet e 90-ta, punoi në sektorin privat në rrethinën e Drenicës. Në vitin 1996, u angazhua si mjeku i shkollës në Greme, Ferizaj. Nga qershor i vitit 1999, punoi si mjek i përgjithshëm në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Ferizaj, duke u specializuar më vonë si mjekës familjare në vitin 2004. Gjatë karrierës së saj, Emine ka punuar në sektorin e kujdestarisë së natës, duke ofruar kujdes të shpejtë dhe emergjent për pacientët.
Mjeku kujdestar ofron kujdes mjekësor të përgjithshëm, duke përfshirë diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të zakonshme dhe të kronikuara. Ata gjithashtu ofrojnë këshilla për mirëqenien dhe parandalimin e sëmundjeve, dhe ndërhyjnë në situata emergjente. Mjeku kujdestar shpesh është pikë kontakti kryesor për pacientët dhe koordinon kujdesin mjekësor nëpër sistemin shëndetësor për pacientët me nevoja të ndryshme shëndetësore.
Intervista e plotë:
Cilat janë problemet më të shpeshta shëndetësore me të cilat përballen pacientët që i trajtoni ju?
Problemet më të shpeshta që hasim te këto kategori të pacienteve janë: dhimbjet, temperatura, semundjet kardiovaskulare, semundjet reumatizmale, COPD etj.
Si e menaxhoni kujdesin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje kronike për të siguruar një përqasje efektive?
Për të siguruar një qasje më efektive, i trajtojmë pacientat sipas prioritetit, pra të sëmurët më rendë.
Si i këshilloni/ndihmoni pacientët të mbajnë një marrëdhënie të mirë me shëndetin e tyre dhe të ndjehen përgjegjës për trajtimin e tyre?
Gjatë konsultimit me pacientë, i këshillojmë të jenë vigjilent ndaj shëndetit të tyre, t’i njohin shenjat e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën, parandalimin e semundjeve infektive, kardiovaskulare, këshilla rreth përdorimit ose mos përdorimit të barnave.
Cilat janë ankesat që paraqiten gjatë oreve të natës nga pacientët?
Gjendjet më të shpeshta që kanë pacientët gjatë kujdestarisë së natës janë: hipertensioni, krizat hypertensive të cilat kërkojnë trajtim të posaçëm, pastaj problemet me diabet – hipoglikemia, hiperglikemia, temperaturat e larta tek fëmijët, dhimbjet e veshit, dhimbjet e barkut, traumat, alergjit.
Çfarë udhëzime keni për pacientët në lidhje me parandalimin e sëmundjeve dhe mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm?
Një kujdes të shpejtë dhe të veçantë kërkojnë edhe alergjitë, pastaj të sëmurët me semundje malinje që disa herë mbrenda natës kërkojnë ndihmë.
Si e vlerësoni rolit tuaj si mjek familjar në përmirësimin e shëndetit komunitar dhe parandalimin e sëmundjeve?
Roli i mjekut familjar është përveç trajtimit të jep edhe këshilla rreth përmirësimit të shëndetit, si dhe rekomandimi i metutjeshëm tek sektori specialistik sipas problematikës.