Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Shërbimi i elektrofiziologjisë po jetësohet me sukses, intervistë me Dr. Edmond Halitin

Mjeku i javës 08/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën Mjeku i Javes këtë javë kemi përzgjedhur ud. shefin e shërbimit të Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, Dr. Edmond Halitin.

Elektrofiziologjia është një nga metodat e avancuara mjekësore për trajtimin e problemeve kardiologjike. Kjo metodë ka filluar të zhvillohet vonë në Qendrën Klinike Universitare dhe nga funksionalizimi i plotë deri më sot janë trajtuar me sukses 21 pacientë.

Kardiologu Edmond Haliti në këtë intervistë për Gazetën Shneta tregon më shumë detaje se si po punohet në këtë shërbim:

Çfarë është metoda e elektrofiziologjisë për trajtimin e zemrës?

Studimi elektrofiziologjik i zemrës është një metodë diagnostike invazive e cila shërben për të vendosur para se gjithash diagnozen e sakte te nje aritmie te zemres, bazuar ne potencialet elektrike qe gjenerohen dhe perhapen ne zemre, e te cilat regjistrohen kur dy ose me shume katetere special jane te vendosur brenda hapesires se zemres. Me metodat e ndryshme te stimulimit te kontrolluar te zemres permes softëare-ve te specializuar dhe sistemeve te navigacionit tre-dimensional, origjina dhe rrugetimi i nje aritmie, behen krejtesisht te qarta.

Nderkohe qe aritmite jane nje grup mjaft i madh i semundjeve te zemres, po aq edhe te shpeshta ne praktiken mjekesore, te cilat kane ne thelb crregullimin e lindjes ose/dhe perhapjes se impulsit elektrik ne zemer, duke rezultuar me simptoma klinike nga te lehta deri edhe serioze (atehere kur perkeqesojne funksionin hemodinamik te zemres).

Pervec se nje metode diagnostike mjaft e sakte per aritmite, studimi elektrofiziologjik i kombinuar me ablacionin (djegien me radiofrekuence, ngrirje ose modalitet tjera te energjive qe jane ne zhvillim e siper), bene shkaterrimin defitinitiv te vatrave aritmogjene, duke rezultuar ne shumicen e rasteve me sherimin e plote te pacientit.

– Ju keni filluar këtë shërbim vitin e kaluar, si ka funksionuar deri më tani dhe sa raste janë kryer?

Qe ne marrjen e detyres si UD shef i sherbimit te Elektrostimulimit dhe Eeletrofiziologjise ne Kliniken e Kardiologjise (ne qershor 21) e kisha ne projeksion zhvillimin e kesaj pjese te kardiologjise intervente, e cila i mungonte sherbimit tone, me qellim qe edhe crregullimet e ritmit te diagnostikohen dhe trajtohen me metoda bashkekohore qe vitet e fundit aplikohen me sukses ne vendet e zhvilluara. Fal nje angazhimi maksimal te ekipes sone, ambicieve dhe vendosmerise, si dhe perkrahjen nga menaxhmenti i QKUK-se, u arrite qe ne dhjetor 2021 te jetesohet me sukses edhe ky sherbim i avancuar kardiologjik ne Kliniken e Kardiologjise, i pari i ketij lloji ne gjithe vendin. Madje, mund te themi lirisht se tashme jemi nje hap me vendet e regjionit per sa i perkete diagnostikimit dhe trajtimit te crregullimeve te ritmit. Jane punuar deri tani me sukses 21 pacientë.

– Sa i ndihmon kjo procedurë pacientët për të evituar intervenime të rënda?

Studimi elektrofiziologjik mundeson vendosjen e sakte te diagnozes se shume crregullimeve te ritmit ose crregullimeve te percimit te impulsit elektrik ne zemer, duke bere parasegjithash stratifikimin e rrezikut te pacientit, si dhe per te vendosur per mjekimin me te pershtatshem te pacientit me tutje me terapi medikamentoze, me ablacion (djegie), implantim te pajisjeve te specializuara elektrike (psh pacemaker, ose defibirilator intrakardiak/ICD) ose alternativa tjera. E gjithe kjo behet ne baze te protokoleve te caktuara te punes dhe standarteve qe percaktohen nga shoqatat relevante qe merren me crregullime te rimit si Shoqata Evropiane e Kardiologjise (ESC), perkatesisht seksioni i saj per crregullime te ritmit (EHRA). Zgjidhja e qendrueshme e problemeve te ketyre aritmive permireson kualitetin e jetes se pacientit, e mbrone ate nga komplikimet eventuale te tilla si sinkopa (episode e humbjes se vetedijes), insulti (sulmi ne tru) ose ne rastin me te keq vdekja e papritur kardiake.

– Cilët pacientë kanë nevojë për këtë trajtim, cilat janë indikacionet për t’iu nënshtruar elektrofiziologjisë me ablacion?

Studimi elektrofiziolgjik dhe mjekimi me ablacion jane metoda te zgjedhura per trajtimin e takikardive paroksistike supraventrikulare (kryesisht AVNRT, AVRT, FAT), sindromave te parangacmimit (si psh Sindroma ë-P-ë), flaterit atrial, fibrilimit atrial, percimit te papershtatshem atrio-ventrikular, disa aritmive te pershtatshme ekstrasistolike ventrikulare ose takikardive ventrikulare.

– Si mund të marrin këtë shërbim në QKUK pacientët? Çfarë vizita duhet të kryejnë paraprakisht?

Cdo pacient me ankesa sygjeruese per aritmi, pas vizites te mjeku familjar ose internisti ne institucionin me te afert shendetesor, udhezohet fillimisht ne ambulancat specialistike te Kardiologjise ne Spitalet Regjionale ose QKUK, ku vizitohet nga mjeku specialist i fushes. Pas ekzaminimeve bazike kardiologjike si EKG standarte, EKG afatgjate (holteri), ekokardiografise etj, ne rast se kardiologu diagnostikon nje crregullim specifik ritmi ose percimi, e udhezon me tutje pacientin ne komisionin konziliar te sherbimit tone (Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjise se Zemres), ku me tej do te vleresohet detajisht ne aspektin artimologjik konform udherrefyesve te fundit te ESC/EHRA nese ka indikacion dhe perfiton nga studimi elektrofiziologjik dhe ablacioni eventual, ose per trajtime tjera.

A ka nevojë ky shërbim për investime të tjera, qoftë në staf mjekësor apo në aparatura dhe infrastrukturë?

Meqense behet fjale per nje fushe sa komplekse, po aq edhe dinamike ne kardiologjine moderne, e per me teper krejtesisht te re ne vendin tone, eshte me se e domosdoshme te investohet ne infrastrukuren e sherbimit, materialet dhe mjetet e punes, ndertimin e urave komunikuese me qendrat me me eksperience dhe ekspertet nderkombetar, si dhe vazhdimin e trajnimit te personelit mjekesor dhe infermieror per te arritur standartet e nevojshme profesionale. Ne kete menyre pacienti jone mund te merr sherbim te specializuar edhe per keto problematika kardiologjike, te cilat deri me tani ishin trajtuar vetem jashte vendit, kundrejt nje kostoje te konsiderueshme per buxhetin e pacientit ose shtetit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpecializantët me të njejtat kërkesa: Kthimin e specializantëve me vetfinancim në atë të rregullt
Artikulli i rradhës Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.