Pas një periudhe të gjatë kohore, vaksinat kundër Covid tashmë janë në dispozicion edhe për fëmijët e moshës nën 5 vjeç.
Në qershorin e këtij viti, CDC ka ndezur dritën e gjelbërt për vaksinën Moderna dhe Pfizer tek fëmijët nën moshën 5-vjeçare shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Fakti se dy lloje të vaksinës kundër Covid janë në dispozicion është një mundësi shumë e mirë për prindërit.
Të njejtën gjë e rekomandojnë edhe ekspertët shëndetësorë të cilët pajtohen se vaksinimi i fëmijës suaj është mënyra e duhur për t’i ofruar mbrojtje fëmijës.
“Të dyja vaksinat përdorin teknologji të ngjashme mRNA të vaksinës dhe punojnë me efektivitet të ngjashëm,” thotë Zachary Hoy, MD, specialist i sëmundjeve infektive pediatrike.
Përcaktimi se cilën vaksinë dëshironi të merrni për fëmijën tuaj mund të jetë lehtësisht, thotë Dr. Sanborn.
“Vaksina e Modernës jepet në dy doza me 28 ditë diferencë, kështu që mund të jetë logjistikisht më e lehtë se plani i tre dozave të Pfizer për tre muaj,” shpjegon ai.
Mirëpo, kjo mund të ndryshojë, pasi edhe vaksina Moderna pritet të testohet për dozën e tretë.
Në anën tjetër, nëse efektet anësore janë shqetësimi juaj, ju mund të zgjidhni vaksinën Pfizer në vend të Modernës, pasi të dhënat tregojnë se fëmijët kanë përjetuar më pak ethe.
Edhe pse, Dr. Sanborn këtë simptomë e sheh të zakonshme nga të gjitha vaksinat që merren në fëmijëri.
Në fund të fundit, që të dy vaksinat janë zgjedhje e duhur për bebet dhe fëmijët duke siguruar mbrojtje nga Covid-19.
Nëse nuk jeni ende të sigurt se cilën vaksinë do të zgjidhni për fëmijën tuaj, kontaktoni pediatrin tuaj për udhëzime. Ai është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm për të diskutuar çdo shqetësim që mund të ndjeni për marrjen e vaksinës për fëmijën tuaj. /Gazeta Shneta/