Jane dy tipe te sjelljeve të marrëdhënieve qe jane te pasigurta per cilendo grua shtatzënë:
Nese bene marrëdhënie orale partneri juaj asesi nuk guxon te ju fry ne vagine. Futja e ajrit brenda mund te shkaktoj emboli (blokad te eneve te gjakut), qe potencialisht mund te jet fatale si per nenen ashtu edhe per foshnjen.
Ju nuk duhet te keni marrëdhënie me partner historia seksuale e te cilit eshte e panjohur per ju apo i cili mund te ket ndonje semundje seskualisht te transmetueshme sikur herpes, lyrtha gjenitale, klamidia apo edhe HIV. Nese infektoheni semundja mund te transmetohet tek foshnja me pasoja potencialisht te rrezikshme.
Nese mjeku juaj apo gjinekologu zbulon apo parasheh disa komplikime te rendesishme me shtatzëninë tuaj ai apo ajo sigurisht se do te ju udhezoj kunder marrëdhënieve gjat shtatzënisë.
Faktoret me te zakonshem te rrezikut perfshihen:
kercenimi i mundësisë se abortimit apo edhe histori te abortimeve te mehershme si pasoj e ndonje semundje apo pamundesis per te mbajtur dhe rritur foshnjen.
histori e lindjes se parakohshme (ju ndoshta keni lindur me heret nje foshnje para 37 javeve) apo keni shenja qe tregojnje per rrezikun e lindjes se parakoshme (sikur shtrengimet (kontrakcionet) e parakoshme te mitres).
gjakderdhje vaginale e pasqarueshme, sekretim apo ngerqe
rrjedhje te lengut amniotic (lengu qe mbeshtjell foshnjen)
placenta previa, nje gjendje ne te cilen placenta (strukture e pasur me gjak qe ushqen foshnjen) bie aq poshte saqe mbulon kerviksin (hapjen e uterusit)
kerivks jokompetent, nje gjendje ne te cilen kerviksi dobesohet dhe hapet parakohe keshtu duke ngritur rrezikun per deshtim apo lindje te parakoshme.
fetus te shumfisht (keni binjak apo trenjak, etj.)