Ka raste në jetën e një personi ku ngjarjet specifike mund të kenë implikime afatgjata në shëndetin e tyre. Shtatzënia është një nga ato raste – kur shfaqen ndryshime të mëdha dhe dramatike në trupin e gruas në një periudhë të shkurtër kohore.
Një element kyç i një shtatzanie të shëndetshme është shtimi i duhur i peshës. Mendohet që mbipesha e nënës të jetë një nga faktorët më të zakonshëm në shtatzënitë me rrezik të lartë. Kjo mund të shkaktojë rreziqe afatshkurtra dhe afatgjata për nënën dhe fëmijën, transmeton GazetaShneta.
Mendohet se 20% e grave shtatzëna në Britani të Madhe janë me peshë të shtuar dhe për shkak të mjedisit ekzistues obezogjenik ka gjasa që kjo përqindje të rritet, përcjellë “The Conversation”.
Trashja në shtatzëni mund të shkaktojë që foshnjat të jenë të predispozuar për të zhvilluar obezitetin e fëmijërisë, sindromën metabolike dhe diabetin. Për nënën ekziston edhe rreziku i pre-eklampsisë, abortit dhe diabetit gestational.
Për të luftuar këtë, mjekët bëjnë thirrje për të monitoruar peshën e grave gjatë gjithë shtatëzanisë së tyre.
Ushqimi për sa?
Është e rëndësishme të mbani mend se shtimi i peshës gjatë shtatzënisë nuk është çështja e vetme në lidhje me shëndetin e fëmijës së ardhshëm. Nëse foshnja shton masë të vogël në peshë pas lindjes, rritet rreziku i sëmundjes kronike më vonë në jetë dhe fëmija gjithashtu mund të jetë i kequshqyer dhe të ketë rritje të ngadaltë.
Dhe ndërsa fokusi është shpesh në trashje dhe në shtimin e peshës së tepërt, ka edhe çështje tjera po kaq serioze. Gratë që nuk fitojnë peshë të mjaftueshme dhe nuk konsumojnë kalori të mjaftueshme, janë më në rrezik të lindin para kohe foshnjen e cila po ashtu rrezikon të jetë me peshë të ulët. Fëmijët e lindur nën 2.5kg kanë më pak gjasa të mbijetojnë, ndërsa ato që mbijetojnë janë ende në rrezik të për të pasur komplikime shëndetësore afatgjata.
Sidoqoftë, shtatzënia është një kohë kur gratë shpesh kanë një vetëdije më të madhe rreth mënyrës së të ushqyerit dhe më të motivuara për të bërë atë që është e drejtë për veten dhe fëmijën e tyre. Monitorimi i rregullt i peshës do të ishte një mënyrë efektive për t’i ndihmuar ato të arrijnë këtë. /GazetaShneta/