Vajzat dhe gratë që përjetojnë dhimbje nga cikli menstrual shpesh e shmangin aktivitetin fizik, por studimi i fundit i kryer nga Universiteti i Otagos sugjeron që vazhdimi i stërvitjeve mund të ofrojë lehtësim nga dhimbjet.
Dhimbja nga cikli prek rreth 90% të grave dhe mund të ndërhyjë në jetën e përditshme duke kufizuar aktivitetin e përditshëm, duke u bërë kështu një nga arsyet e zakonshme për të kërkuar leje pushimi nga puna ose shkolla, transmeton GazetaShneta.
Dhimbjet zakonisht ndodhin në ditën e parë të menstruacioneve, dhe mund të vazhdojnë për dy deri në tre ditë. Përveç dhimbjes, simptomat mund të përfshijnë të përziera, të vjella, lodhje, dhimbje shpine, dhimbje koke, marramendje dhe diarre.
Shumica e grave përdorin pilula për lehtësimin e tyre, duke përfshirë ibuprofen (një anti-inflamator) dhe paracetamol. Mjekët gjithashtu mund të përshkruajnë pilula kontraceptive orale për të ulur dhimbjen dhe për të relaksuar muskujt. Megjithatë, këto barna nuk i ofrojnë të gjithëve lehtësim dhimbjeje dhe, si të gjitha barnat, ato kanë efekte anësore, shkruan “Health Line”.
Mirëpo përgjigja më e mirë për mundjen e këtyre dhimbjeve janë ushtrime fizike. Studimi i cekur më lartë ka gjetur se sa më shumë stërvitje që të, aq më të mëdha përfitimet shëndetësore.
Stërvitje aerobike të bëra nga gratë e përfshira kanë përbërë 70-85% të lëvizjeve trupore për rreth 30 minuta, duke përfshirë edhe ushtrime për ngrohje të muskujve.
Gratë që u stërvitën ishin në kohën e ciklit, dhe pas ushtrimeve janë deklaruar për ulje të dhimbjeve menstruale. Ndonëse kështu, studimi ka lënë hapësira dyshuese nëse stërvitja është një përgjigje për të gjitha gratë, mirëpo hulumtuesit kanë thënë që duhet t’i ipet një shansë sportit, pasi fundja nuk ka asgjë për tu humbur./GazetaShneta/


