Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjidhënia nuk bëhet vetëm për bebin – edhe trupi i nënave duhet të ketë rëndësi

Jetë 29/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë gjithnjë e më shumë po flasin rreth ushqimit me gji. Por edhe në ditët e sotme kur zhvillimet mjekësore e shkencore kanë gjetur shumë përgjigje për shendetin e njeriut, ende ka hapësira për përmirësim, transmeton GazetaShneta.

Duke pasur parasysh gjerësinë dhe thellësinë e njohurive mjekësore, pse gratë ende nuk kanë një përgjigje për sfidat rreth gjidhënies?

Sepse ushqyerja me gji shihet ende si një zgjedhje jetese që gratë mund të japin ose të marrin, në vend që të jetë një funksion primar fiziologjik i një organi trupor, i cili ndihmon në mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor të nënës. Nëse pyetni një nënë përse ajo donte të ushqente foshnjen me gji, ajo do të tregojë se si e ndihmoi shëndetin e fëmijës së saj. Kjo është më se e vërtetë, por ekziston edhe një arsye tjetër përse ushqyerja me gji është e rëndësishme – e drejta e gruas për të funksionuar me trupin e saj ashtu siç edhe pritet.

Ushqyerja me gji është një funksion biologjikisht normal për gjinjtë e grave. Kjo nuk duhet të ngatërrohet me një domosdoshmëri biologjike ose shoqërore (diçka që dikush mendon se një grua është e detyrar të bëjë). Nuk është vetëm funksioni i gjinjve – larg nga ajo – por ne jemi gjitarë, me gjëndra të qumështit për të ushqyer foshnjat. “Biologjikisht normale” nuk do të thotë domosdoshmërisht, ose që gjithnjë do të funksionojë. Por shumë funksione normale fiziologjike – duke përfshirë ecjen dhe bisedën – ndihmohen në zhvillimin e tyre me udhëzime dhe mbështetje, ashtu si duhet të ushqehet me gji, përcjellë Motherly.

Ushqyerja me gji nuk është thjesht një zgjedhje logjike e bazuar në disa përfitime shëndetësore, por një kërkesë, një instinkt. Dhe ushqyerja me gji është e dobishme për gratë, jo vetëm si një sistem i shpërndarjes së qumështit, por si një lehtësi për nënën. Ashtu siç mund të shijojmë nuhatjen e një arome të këndshme, gratë mund të kënaqen me gjidhenie. Ato mund të ndihen të fuqizuara, të shëruara e të qartësuara prej saj./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSa muaj duhet pritur për të ngelur sërish shtatzënë
Artikulli i rradhës Mos e ndaloni stërvitjen vetëm për shkak të dhimbjes nga cikli menstrual

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.