Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Mos hiqni dorë nga ajo ç’iu thotë zemra, kur një krijesë rritet brenda jush’

Këshilla për shtatzëna 29/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të paktën kjo histori do të jetë një forcë për shumë njerëz. Kur nënat tregojnë historitë e tyre sesi i kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre emocioni është i dyfishtë, por kur e tregon një nënë që ka kaluar kalvare të shumta atëherë kjo është aq e mrekullueshme, sa edhe e vështirë.

Jeta të përball me çdo gjë. Është një luftë ku çdo ditë duhet të përballesh me veten dhe të tjerët, në mënyrë që të fitosh. Të gjitha nënat luftojnë nga pak me të gjithë në mënyrë që të sjellin në jetë një jetë.

Gjithçka ishte në rregull pasi ajo kishte marrë lajmin më të bukur që do të bëhej nënë. Por një ditë kur ishte në muajin e dytë, rreth orës 2 të natës zgjohet dhe shikon që diçka nuk po shkonte siç duhej. Po i fillonte hemorragjia.

Ishte fëmija i parë i asaj familje. Të gjithë mezi e prisnin. Kishin thurur shumë ëndrra. Nuk mund të mbeteshin përgjysmë.

Por cfarë po ndodhte? Kujt t’i drejtohej?

Zgjidhja që i dha doktori ishte se duhet ta hiqte fëmijën sepse nuk kishte zhvillim. Por zemra dhe instikti i një nëne nuk e merrnin dot guximin për të bërë këtë gjë.

“Çdo shpresë ishte shuar, por vetëm kur vendosja dorën në bark merrja edhe më shumë forcë.

Pas asaj hemoragjie ishte e nevojshme të qëndroja regjim shtrati. Më janë dukur si disa shekuj ato ditë ku vetëm muret më bënin shoqëri. Mendoja vetëm për bebin tim.

A ishte fëmija im mirë? Çfarë po ndodhte brenda në barkun tim?

Një ditë po aq e bukur sa mora vesh kur isha shtatzënë ishte dhe dita kur zemra e saj filloi të reagonte dhe të merrte jetë. Veten e ndieja më mirë dhe bebi po fillonte të gëzonte shëndet të mirë. Që ditën që dola nga spitali nuk kam rreshtur së punuari. Nuk e kuptoja as vetë se ku e gjeja gjithë atë forcë.

Ditët kalonin.

Në 11 tetor diku në orën 1 të natës po ndieja që nuk isha mirë. Më kishin plasur ujërat. Nisem për në spital në orën 5 dhe fëmija kishte këputur kordonin. Pas shumë kontrolleve, në orën 2 të natës më filluan dhimbjet dhe në orën 7:30 vjen në jetë princesha jonë. Pas shumë sfidave që kishte kaluar 9 muaj arriti që t’ja dilte dhë këtë herë. Ajo gëzonte shëndet të mirë, dhe peshonte 3500 gr.”

Prandaj nuk duhet të heqësh dorë ndonjëherë. Gjithmonë dëgjoni atë që ju thotë zemra. Ne i urojmë jetë të gjatë Olgenës dhe të rritet e lumtur dhe me shëndet pranë familjes!/pernenat.al/

Artikulli paraprakGratë që do lindin me prerje cezariane, duhet t’i marrin këto gjëra në sallë të lindjes
Artikulli i rradhës Letra prekëse e vjehrrës, që do t’i bëjë me lot të gjitha rejat

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.