Femrat gjithmonë duhet t’i kushtojnë rëndësi problemeve dhe simptomeve që shfaqen gjatë ciklit menstrual.
Gjinekologët këshillojnë për simptomet jo të rregullta që mund të shfaqen, dhe kur nuk duhet injoruar ato. Sasia e vogël apo shumë e madhe e menstruacioneve, ciklet e vonuara gjatë, etj., mund të jenë shenja të ndonjë problemi serioz.
Këto simptome janë indikatore që të vizitoheni sa më shpejt nga gjinekologu:
Gjakderdhja dhe ciklet që nuk përfundojnë për më shumë se 10 ditë:
Nëse e ndërroni pecetën higjienike çdo orë rregullisht, kjo nënkupton se keni gjakderdhje të tepërt. Kjo gjendje ka mundësi të shkaktohet nga probleme të ndryshme si fibroidet, të cilat mund të shkaktojnë edhe aneminë.
Kontraksione të papritura dhe të forta:
Nëse keni këso lloj ‘dhimbjesh’, ka mundësi se jeni duke vuajtur nga endometriosis. Endometriosis është një gjendje e organizmit kur qelizat që rriten brenda mitres fillojnë të rriten jashtë murit të mitres. Prandaj, për këtë arsye ndihen keq dhe përjetoni dhimbje. Femrat e rritura të diagnostikuara me këtë problem, zakonisht, kanë pasur dhimbje të mëdha gjatë ciklit kur kanë qenë më të reja në moshë.
Gjakderdhje jonormale:
Në qoftë se keni gjakderdhje jonormale në mes cikleve, kjo mund të jetë shumë normale, praktikisht nëse jeni duke përdorur kontraceptiv oral, por mësë mirë është që të bëni një kontrollë gjinekologjikë, sepse aq sa mund të duket normale, mund të jetë edhe ndonjë fibroid, cistë vezorësh, apo qeliza para-kancerogjene.
Hormonet stresuese
Disa sëmundje mund të keqësohen gjatë ciklit menstrual. Nëse jeni duke vuajtur nga astma, dhe ndiheni edhe më keq gjatë ciklit, duhet të dini se kjo nuk është rastësi. Ekziston një dukuri e njohur si zmadhim premenstrual, kur çrregullimet si depresioni, diabeti, artritisi, mund të përkeqësohen gjatë ciklit. Duhet të konsultoheni me doktorin tuaj për ilaçet që mund t’i përdorni gjatë kësaj kohe për t’iu bërë të ndiheni më mirë.
‘Dismenorea’
Dismenorea është një term mjekësor për kohën kur cikli është tejet i dhimbshëm. Për shkak të dhimbjes së madhe, mund të ndjeni pështjellim, vjellje, probleme me tretjen, marrje mendësh, dhe dhimbje koke. Në qoftë se cikli juaj ju shkakton shumë dhimbje, kjo është një shenjë e gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga endometrioza, leio-mioma, adenomioza, apo cistat e vezorëve. /Gazeta Shneta/