Një studim i ri prej Universitetit në Boston ka zbuluar se nëse burri apo gruaja konsumon një apo më shumë pije të gazuar nga kompania “Coca Cola” përgjatë ditës, mundësitë tuaja për të ngjizur një shtatzani do të ulen ndjeshëm.
Sheqeri present në pijet si “Coca Cola” është përgjegjës për 1/3-tën e të gjithë sasisë së sheqerit të konsumuar në dietën tuaj. Sheqeri që gjendet në këto pije mund të shkaktojë obezitet, të ulë cilësinë e spermatozoidit dhe menstruacione të çrregullta te femrat, sipas studimeve të mëparshme.
“Ne gjetëm një lidhje mes konsumimit të pijeve me sheqer si kola dhe uljes së fertilitetit”, tha autorja e studimit Elizabeth Hatch. Për këtë arsye çiftet që po kërkojnë një shtatzani duhet të limitojnë konsumimin e këtyre pijeve.
Për këtë studim i cili u publikua nga “Journal Epidemiology”, u vëzhguan rreth 4000 gra të moshave 21-45 vjeçe dhe rreth 1000 nga partnerët e tyre. Studiuesit vëzhguan të dhënat e tyre mjekësore, stilin e jetesës dhe dietën e tyre.
Ata zbuluan se gratë që konsumonin të paktën 1 kola në ditë kishin 25% më pak mundësi për të ngelur shtatzënë ndërsa për meshkujt që konsumonin 1 kola në ditë mundësia që ata të ngjiznin një fëmijë ulej me 33%.
Studimi gjithashtu zbuloi se edhe konsumimi i pijeve energjike kishte efekte të rënda për fertilitetin e një çifti. Ndërsa për sa i përket lëngjeve të frutave dhe pijeve dietike nuk u gjetën prova se ato kishin ndikim në fertilitetin e femrave apo meshkujve./pernenat.al/