Një studim i ri konfirmon se konsumimi i kafeinës gjatë shtatzanisë rrit rrezikun e obezitetit tek fëmija juaj.
Pas përjashtimit të faktorëve të tjerë ndikues, shkencëtarët zbuluan se krahasuar me fëmijët e lindur nga nënat që konsumonin 50 miligramë kafeinë në ditë gjatë shtatzanisë, fëmijët e lindur nga nënat që konsumonin deri në 199 miligramë në ditë kishin pak më shumë mundësi për të qënë mbipeshë nga mosha 3 deri në 8 vjeç.
Por fëmijët e lindur nga nëna të cilat konsumonin 200-299 miligramë kafeinë në ditë kishin 17% më shumë mundësi të ishin mbipeshë nga mosha 5 deri 8 vjeç. Ndërsa fëmijët e lindur nga nënat të cilat konsumonin më shumë se 300 miligramë kafeinë në ditë gjatë shtatzanisë kishin 44% më shumë mundësi për të qënë mbipeshë deri në moshën 8 vjeçare./pernenat.al/