Shtatzënia duhet të jetë një kohë e veçantë dhe është vlerësuar se deri në 20% e grave shtatzëna vuajnë nga alergjitë.
Në disa raste, gratë mund të vërejnë se simptomat e tyre të alergjisë bëhen edhe më shqetësuese gjatë shtatzënisë. Kjo mund të jetë për shkak të ndryshimeve hormonale. Është interesante se alergjitë e disa grave mbeten të njëjta ose edhe zhduken gjatë shtatzënisë, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, është edhe më e rëndësishme gjatë shtatzënisë të përdorni masat e duhura të shmangies së alergjenit në varësi të shkakut të alergjive tuaja, pasi kjo është qasja më e sigurt për menaxhimin.
Nëse keni probleme me polenin gjatë vjeshtës ose pranverës, sigurohuni që t’i mbani gjithmonë dritaret e shtëpisë dhe të makinës suaj të mbyllura në mënyrë që poleni të mos hyjë brenda.
Për gratë shtatzëna me alergji nga kafshët shtëpiake, heqja e kafshës shtëpiake nga shtëpia, ose të paktën nga dhoma e gjumit, mund të përmirësojë simptomat e alergjisë.
Pyetja më e zakonshme që bëhet nga pacientet shtatzëna me alergji është: “Çfarë ilaçesh mund të përdor në mënyrë të sigurtë gjatë shtatzënisë?” Trajtimi duhet të fillojë me sprej nazal të kripur dhe lagështues në përpjekje për të lehtësuar simptomat e hundës.
Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë ka thënë se në mënyrë ideale, është më mirë të shmangni përdorimin e ndonjë ilaçi nëse është e mundur. Konsultohuni me alergologun tuaj përpara se të ndaloni çdo mjekim aktual dhe përpara se të filloni një ilaç gjatë shtatzënisë, duke përfshirë trajtimet pa recetë (OTC).
Ka ilaçe që mund t’ju rekomandohen nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor që përgjithësisht konsiderohen të sigurta.
Shumica e të dhënave të sigurisë janë mbledhur me antihistaminet orale të gjeneratës së parë. Këto medikamente nuk kanë treguar ndonjë rrezik për fetusin gjatë shtatzënisë.
Shembuj të antihistaminëve të gjeneratës së parë janë bromfeniramina, klorfeniramina dhe difenhidramina. Është e rëndësishme të theksohet se këto antihistamine të gjeneratës së parë mund të kenë efekte anësore si përgjumje dhe tharje të gojës.
Agjentë të tjerë që gjithashtu duken të sigurt gjatë shtatzënisë, por kanë më pak të dhëna shkencore sesa antihistaminet e gjeneratës së parë janë antihistaminet orale të gjeneratës së dytë, si cetirizina dhe loratadina si dhe kortikosteroidet intranazale, flutikazone dhe mometazoni.
Antihistaminet orale të gjeneratës së dytë kanë avantazhin që nuk kanë efektet anësore që shihen me ato të gjenerates së parë.
Këto trajtime janë përgjithësisht të sigurta gjatë pjesës së mbetur të shtatzënisë nëse nuk keni presion të lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/