Mjalti është një substancë natyrale e prodhuar nga bletët dhe konsumohet shumë nga njerëzit për arsye shëndetësore. Megjithatë, tek foshnjat nën moshën 1-vjeç, mjalti nuk preferohet që të konsumohet
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) këshillon prindërit të mos i japin foshnjave të tyre mjaltë të papërpunuar ose të papasterizuar pa i bërë një vjeç. Mjalti nuk mund të shtohet në qumështin e femijes.
Pse është mjalti i pasigurt për fëmijët?
Pra e kuptuat që mjaltin fëmijëve duhet t’ja u jepni pasi të bëhen 1 vjeç. Ja një arsye:
Botulizmi foshnjor
Mjalti mund të shkaktojë botulizëm. Sporet e botulimit prodhojnë reaksione brenda traktit të tretjes dhe mund të çojë në paralizën e muskujve të fëmijës. Gjithashtu mund të ndikojë në frymëmarrjen e tij. Nëse nuk trajtohet menjëherë, foshnja mund të vdesë./pernenat.al/