Elise Raquel, një nënë australiane ka shfaqur formën e barkut të saj pas lindjes, duke bërë thirrje nënave që të mos mashtrohen nga fotografitë që fshihen pas montazheve e luleve të ndryshme.
“Është e çuditshme që të shikosh bark te vetja edhe pse e ke në krahë fëmijën dhe kjo ishte lindja e tretë. Nuk ëshë e lehtë as të shkosh në shtëpi dhe të të duhet të veshësh rrobat e shtatzënisë. Dikush më tha që do t`i humbasësh shpejt kilogramët e mbetura nga shtatzënia, por nuk ndodhi kështu. Jemi mësuar të shikojmë në rrjete sociale foto të trupit të grave ashtu siç shoqëria kërkon, me forma të lakuara me fotoshop, me flokë të shtuar, me filtra, por unë vendosa të nxjerr të vërtetën dhe përpos pëlqimeve kam marrë edhe kritika. Mua askush nuk më kishte thënë se ç`ndodh në të vërtetë.
E vërteta është se gratë duan më shumë ndershmëri dhe jo foton e Beyonce-s të mbuluar me lule ekzotike”, thotë Elise.
Fotot e saj kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë marrë komente pozitive e negative pafund./Tiranapost/