Përdoruesit e shpeshtë të telefonit kanë shumë më shumë gjasa të bëjnë një gjum të parehatshëm, të flenë vonë ose të zgjohen në mes të natës.
Vështirësi të tilla lidhen jo vetëm me performance të dobët akademike, por edhe me rritjen e rrezikut të çështjeve shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës në jetën e mëvonshme, përcjellë GazetaShneta.
Si rezultat, përdorimi i telefonave të mençur nga adoleshent trajtohet si një varësi jo e shëndetshme nga shumë media. Por një qasje e tillë e opinionit publik është shumë e gabuar dhe e keqkuptuar; problemi nuk është përdorimi i vetë telefonit gjatë natës, por arsyeja se pse përdoren ata, raporton “The Conversation”.
Pothuajse gjysma e 13 deri 17-vjeçarëve pranojnë të jenë pothuajse vazhdimisht në internet dhe këta përdorues të shpeshtë kanë më shumë gjasa të raportojnë se bien të flenë vonë ose të zgjohen shpesh herë gjatë natës.
Shfletimi i shëndetshëm gjatë natës
Sipas disa hulumtimeve të bëra, janë nxjerrë disa këshilla rreth përdorimit të rrjeteve sociale në mënyrë që të keni parasysh se si ta përdorni telefonin në një formë shumë më të shëndetshme se sa jeni duke e bërë tani:
- Përdorni platformat tuaja për të krijuar komunitete dhe për të ruajtur lidhjet përmes ndërveprimit – nëse kaloni kohën duke surfuar të heshtur nëpër internet mund të dëmtoni shëndetin mendor. Dhe mbani mend – gjërat luksoze që i shihni në faqe të ndryshme në Instagram nuk janë përfaqësim real i jetesës së vërtetë.
- Mundohuni të rezervoni gjysmën orën e fundit para se të flini për të mos bërë asgjë. Nëse e lini telefonin anash dhe nuk e përdorni më gjysmë ore para se të flini, do të filloni një shprehi të mirë që do ju balancojë gjumin dhe aktivitetin e nesërm ditor.
- Nëse nuk preferoni të bëni as aktivitete tjera para gjumit, atëherë bisedoni me dikë. Gjumi është I rëndësishëm, por prindërit që i dërgojnë adoleshentët në shtrat para se të jenë të përgjumur nuk është gjithmonë plani më i mirë.
Ne duhet të largohemi nga këshillat dominuese që i shohin telefonat dhe përdorimin e rrjeteve sociale si një e keqe dhe një pengesë për zhvillimin e shëndetshëm. Bota online është e pasur dhe e larmishme por duhet patur kujdes me përmbajtjen që përcillet dhe shikohet vazhdimisht.
Ashtu si çdo ndërveprim shoqëror, përdorimi i mediave sociale mund të jetë i dëmshëm nëse navigohet në mënyrë të gabuar, por bota virtuale mund të jetë gjithashtu përmbushëse, informuese dhe fuqizuese. Pra, le të krijojmë një shoqëri që e përdor atë në mënyrë të shëndetshme. /GazetaShneta/