Sipas një studimi të ri, gjëja më me mend që mund të bëni në të 20-tat, është të prisni përpara se të mendoni për familje.
Sipas studiuesve në Shkollën e Ekonomisë në Londër, mosha ideale për të lindur një fëmijë është 30 vjeç.
Studimi i publikuar thotë se fëmijët e lindur nga femrat në moshën 30-vjeçare janë më inteligjent dhe kanë performancë më të lartë krahasuar me ata që kanë lindur nga nëna 20 apo 40 vjeç, shkruan Aktivpress.
Gjithashtu femrat që bëhen për herë të parë nëna në moshën 30-vjeçare, janë më të edukuar, kanë gjendje ekonomike më të mirë, konsultohen në vazhdimësi me mjekun gjatë shtatzënisë dhe e kanë gjithçka të planifikuar, shkruan Health.
Femrat që lindin në moshën 40 vjeç kanë më shumë gjasa për të patur fëmijë obezë, pasi nuk kanë aq ‘fuqi’ sa nënat më të reja për të luajtur me fëmijët e tyre. Kështu që keni akoma kohë, merrini gjërat shtruar. /Gazeta Shneta/