Preeklampsia është një ndërlikim i zakonshëm i shtatzënisë që shkakton hipertension.
Shenja dalluese e pranisë së preeklampsisë gjatë shtatzënisë është hipertensioni që fillon në tremujorin e dytë të shtatzënisë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 1 në 25 gra shtatzëna zhvillojnë preeklampsi.
Por, çfarë ndikimi sjell preeklampsia te nëna dhe foshnja?
Meqenëse preeklampsia prek shumë organe të trupit, rritja e hipertensionit dhe rritja e proteinave në urinë janë vetëm dy nga shumë simptoma që mund të jenë të pranishme.
Shenjat dhe simptomat e tjera të preeklampsisë përfshijnë:
-Ndryshime në shikim,
-Ulje e niveleve të trombociteve në gjak,
-Të vjella,
-Dhimbje koke,
-Vështirësi në frymëmarrje,
-Shtim në peshë.
Preeklampsia e rëndë dhe e patrajtuar mund të rezultojë në eklampsi ose sindroma HELLP.Të dyja këto ndërlikime janë serioze që rrezikojnë shëndetin e nënës dhe foshnjes./GazetaShneta/