Ditët në vazhdim priten të shoqërohen me reshje shiu dhe që nga dita e martë pritet të ketë rënie të temperaturave.
“Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet zbresin nga 21C, të hënën, në 14C ditën e martë, e më pas rriten gradualisht në 18C”, kështu ka bërë të ditur PrishtinaWeather, shkruan GazetaShneta.
12.10– pritet të ketë vranësira, në mëngjes në viset e ulëta ka mundësi të ketë mjegull/mjegullinë; pasdite në mbrëmje pritet të ketë reshje shiu me bubullimë.
13.10- mot i freskët; mëngjesi pritet të jetë me reshje lokale shiu, kurse gjatë ditë me vranësira.
14.10– mot me vranësira dhe intervale me diell; mundësi për riga shiu.
15.10– mot i kthjellët; ditën me vranësira e në mbrëmje me reshje shiu.
16.10– mot me vranësira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu./GazetaShneta/