Sipas Dr.Chris Murray, studiues nga Universiteti i Uashingtonit, tha se SHBA mund të regjistrojë deri në 400,000 viktima deri në fillimin e muajit shkurt.
Sipas situatës, vdekjet nga covid-19 mund të arrijnë kulmin në mes të janarit, tha Murray për CNN.
“Në bazë të situatës aktuale, pritet që rastet dhe numri i viktimave të rritet dukshëm në fund të muajit nëntor dhe në fillim të muajit dhjetor, kurse kulmi pritet të jetë diku në muajin janar”, u shpreh Murray, transmeton GazetaShneta.
Në anën tjetër, ish-drejtori i CDC-së, Dr.Jeffrey Koplan, ka thënë se njerëzit në Shtetet e Bashkuara duhet të kenë frikë nga covid-19.Ai shtoi se në këto rrethana është më e favorshme dëgjimi i ekspertëve të shëndetit publik.
Gjithashtu, në fund Murray u bëri thirrje qytetarëve që të mbanin maskat për të parandaluar transmetimin e virusit./GazetaShneta/