Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Motra Hamdije, infermierja 80-vjeçare rrëfen punën e saj nga viti 1960 (Foto)

Lajme 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur e kishin thirr për të filluar punën, motra Hamdije kishte menduar se po e gënjenin.

Jo për ndonjë arsye, por sepse ishte data 1 prill. Hamdije Zhubi në këtë ditë të vitit 1960, nisi punën si motër medicinale në pozitën për pranimin e pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.

“Jam munduar të kontribuoj për pacientët”, thotë 80-vjeçarja.

Ajo tregon se si kishte rrezikuar vendin e saj të punës duke i futur pacientët të cilët nuk kishin libreza shëndetësie.

“Ka qenë koha kur nuk i pranonin pacientët pa librezë dhe iu kam thënë të marrin libreza të tjera dhe ka ndodh që i kam shkruar edhe me emër timin”, rrëfen motra Hamdije.

Koha më e vështirë si infermiere për të janë vitet e 80-ta, kur kishin filluar demonstratat e studentëve.

Ajo thotë se atë kohë kanë pranuar shumë të lënduar e plagosur nga policia serbe.

“Kur kanë qenë demonstratat ka qenë koha më e vështirë sepse kemi pas shumë studentë të lënduar”, shprehet Zhubi.

Infermierja më e vjetër në Kosovë është pensionuar në vitin 1986.

Asaj dhe 14 motrave të tjera medicinale pak më të reja se Zhubi, iu ndan sot mirënjohje për kontribut në shëndetësi nga Komuna e Prishtinës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKush i ka më shumë fajet për sterilitetin te shqiptarët: Gratë apo burrat?
Artikulli i rradhës Këtë gjë pas abortit, asnjë grua nuk ka guxim ta thotë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.