Ndërsa ne të gjithë mrekullohemi me mrekullinë e zhvillimit të fetusit, dhe mrekullitë e lindjes, shumë shpesh nuk arrijmë të shikojmë organin e mrekullueshëm të placentës.
Ky organ rritet nga koha e konceptimit për të marr përfundimisht prodhimin e hormoneve të nevojshme për të mbështetur shtatzëninë në rreth 12 javë të shtatzënisë (nga periudha juaj e fundit menstruale).
Funksioni kryesor i placentës është që ta furnizojë foshnjën me ushqim adekuat. Gjaku nga nëna shkon përmes placentës pastaj në kordonin e kërthizës për të arritur te foshnja.
Për më shumë rreth shëndetit në shtatzëni vizitoni “European Clinic” në Gjakovë
Ky gjak përmban oksigjen, glukozë, dhe një numër substancash ushqyese. Para se gjaku të mbërrij te foshnja, placenta funksionon sikur veshkë dhe e pastron gjakun nga substancat e dëmshme.
Placenta po ashtu vepron si mushkëri për foshnjën duke mundësuar bartjen e oksigjenit tek foshnja sikurse mushkëritë e një të rrituri. Pasi foshnja ta ketë përdorur gjakun me oksigjen, gjaku kthehet përsëri në placentë për ta larguar dioksidin e karbonit dhe për të marr më shumë oksigjen.
Ajo poashtu e mbron foshnjën nga infeksionet sepse e mban gjakun e nënës dhe të foshnjës të ndarë, duke vepruar si një filtër efikas.
Për më shumë rreth shëndetit në shtatzëni vizitoni “European Clinic” në Gjakovë