- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Studimet master: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Psikologjisë, programi “Psikologji klinike dhe shëndeti” Prishtinë.
Shkollimi universitar: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Psikologjisë, Prishtinë.
Psikoterapeut Pozitiv i Certifkuar. Certifikuar nga: World Association for Positive Psychotherapy – WAPP në bashkëpunim me IAPP, EFCPP, WIAPP. Wiesbaden, Germany.
Përvojën e punës në fushën e shëndetit mendor ka filluar që nga vitit 2004. Ka punuar nëpër institucione të rëndësishme publike dhe private duke ofruar shërbime në vlerësime psikologjike, testime dhe psikoterapi.
Pjesëmarrës në trajnime vendore dhe ndërkombëtare në fushën e Psikologjisë.
Aktualisht punon në Spitalin Psikiatrik “American Brain”.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri ka analizuar mënyrën se si faktorët e rrezikut për demencën ndryshojnë në vende të ndryshme të botës, duke treguar se disa prej tyre janë më të përhapur në rajone të caktuara, ndërsa të tjerë shfaqen në modele të ngjashme globalisht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH),…
Autoritetet shëndetësore në SHBA paralajmërojnë se shpërthimet e infeksionit nga Ciklospora, një parazit që shkakton diarre të ujshme dhe të fortë, mund të vazhdojnë deri në muajin gusht, ndërsa hetimet për burimin e kontaminimit në zinxhirin ushqimor janë ende në zhvillim. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë…
Shtatzënia nuk është e mundur pas heqjes së mitrës (histerektomisë), pasi gjatë kësaj ndërhyrjeje hiqet mitra – organi ku veza e fekonduar implantohet dhe zhvillohet fetusi. Megjithatë, personat që dëshirojnë të kenë fëmijë mund të marrin në konsideratë alternativa si nëna surrogate ose birësimi. Mitra është thelbësore për zhvillimin e…
Plakja fiziologjike është proces natyror përmes të cilit qelizat, indet dhe organet e trupit plaken. Ky proces zhvillohet me ritme të ndryshme te njerëz të ndryshëm dhe mund të ndikohet nga zgjedhjet që bëjmë gjatë jetës. Dihet se një stil jetese i shëndetshëm – ushqyerja e balancuar, aktiviteti fizik i…
Magjistri i shkencave të kimisë dhe profesori i kësaj lënde në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, Njazi Hyseni, ka reaguar për pyetjet e kimisë në testin e konkursit të pranimit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas Hysenit, pyetja me numër 16 është formuluar gabimisht duke shkaktuar një anomali…
Në Komunën e Obiliqit po vazhdon vaksinimi plotësues i fëmijëve që nuk i kanë marrë vaksinat sipas kalendarit të rregullt. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për rritjen e mbulueshmërisë me imunizim dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Fondi i Kombeve të…
HANDIKOS ka pranuar kontigjentin e parë të pajisjeve ndihmëse, të cilat do të shpërndahen për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, si dhe për qytetarët e tjerë që kanë nevojë për këto pajisje. Sipas njoftimit të dhënë, donacioni është siguruar nga “Human Bridge”, në bashkëpunim me Shoqatën “Lirija” nga…
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” është identifikuar bakteri Salmonella, ndërsa në mostrate marra më pas nga ambientet e restoranteve nuk është gjetur prania e këtij bakteri. “Në mostrat e pacientëve është…

