Ministria e Shëndetësisë e ka anuluar sërish tenderin për insulina, pas vendimit të OSHP-së për rivlerësimin e të njëjtit.
Zyra e Prokurimit të MSH-së sot ka marr vendimin për anulimin e tenderit me titull “Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale” Lot 1 dhe Lot 3, shkruan Gazeta Shneta.
“Ministria e Shëndetësisë e ka zbatuar vendimin e OSH-së Nr. 397, 409/22 të datës 11.10.2022, është bërë Rivlerësimi dhe e anulon aktivitetin e prokurimit për Lot 1 dhe Lot 3 bazuar në Nenin 62 të LPP-së”, thuhet në vendim.2aq
MSH në këtë vendim ka njoftuar dy operatorë për anulimin e tenderit, “Pharma Leader” dhe “Meditech”, kompani të cilat deri më tani kanë ‘luftuar’ për këtë tender me anë të disa ankesave.
MSH sërish e ka rrëzuar ofertën e kompanisë “Pharma Leader” për shkak të mungesës së Autorizim Marketingut për produktet e ofertuara, dhe poashtu për çështjen e vlefshmërisë së ofertës.
“Komisioni i rivlerësimit konsideron se për Insulina Analoge kërkesa e MSH-së duhet të jetë vetëm me Autorizim Marketing, konform dispozitave që parashihen me Ligjin Nr.04/L-190 për Produktet dhe Pajisjet Medicinale”, thuhet në vendim.
Edhe operatorit ekonomik “Meditech” i është refuzuar ankesa për shkak të tejkalimit të afatit, si dhe është anuluar pasi kjo kompani nuk e ka përmbushur vlefshmërinë e ofertës.
“Oferta ka ndërprerje të vlefshmërisë. Oferta ka pasur vlefshmërinë fillestare deri më datën 05.05.2021, ndërsa kërkesa për zgjatjen e validitetit të tenderit është bërë më datën 18.06.2021, vazhdimi i vlefshmërisë nga ana juaj është bërë rreth 45 ditë pas skadimit të vlefshmërisë së ofertës”, thuhet në vendimin e MSH-së.
Kujtojmë se kjo procedurë ishte anuluar edhe para disa javësh nga MSH, por vendimi për anulim, u anulua nga Organi i Shqyrtimit Publik e cila e riktheu në rivlerësim. Ky vendim i OSHP-së u kritikua ashpër pasi i hapte rrugë kompanisë e cila ofertoi insulinat pa Autorizim Marketing, e cila garanton cilësinë e produktit. /Gazeta Shneta/