Ministria e Shëndetësië iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.
MSH ka deklaruar se imuniteti i fituar nga infektimi me Covid, mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur andaj vaksinimi është mënyra më e sigurtë, transmeton Gazeta Shneta.
“Imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19. MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni. Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Tutje ministria ka deklaruar se Kosova përdor vaksinat e miratuara nga agjencitë më të rëndësishme në botë dhe mund t’i merrni vaksinat pa termin dhe pavarësisht vendbanimit dhe shtetësisë. /Gazeta Shneta/