Orë dore, brushë e dhëmbëve, telefon, e gjëra të tjera janë nxjerr nga stomaku i pacientëve në QKUK
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK është një koleksion i ruajtur nga profesori i ndjer Samedin Haxhijaha, me trupa të huaj të cilët janë nxjerrë nga stomaku i pacientëve.
Emisioni Shneta ka sjellë një storje dhe pamje të koleksionit i cili përbëhet nga orë dore, brushë e dhëmbëve, shkrepsa, monedha metalike, lugë metalike, e objekte të tjera.
Për këtë koleksion do të flas drejtori i Kirurgjisë Dr. Ferat Sallahu, ndërsa në një intervistë tjetër flet gastroenterologu Skender Telaku, i cili para disa muajsh ka nxjerr një telefon nga stomaku i një pacienti.
Ndiqeni storjen e realizuar nga Emisioni Shneta: